Flash

"Nëse konfirmohen akuzat rënie nga kategoria e revokimi i titujve": Codacons gati të bëjë kërkesën zyrtare te FIGC

Lapsi.al 29 November 2021
"Nëse konfirmohen akuzat rënie nga kategoria e revokimi i

Akuza shumë të rënda varen mbi klubin më të suksesshëm në Itali, Juventus, pasi Prokuroria Publike e Torinos hapi zyrtarisht një hetim që përfshin të gjithë drejtuesit e Juventusit (nga Agnelli deri te zv.presidenti Pavel Nedved) nën hetim për kontabilitet të rremë dhe lëshim faturash për transaksione jo ekzistuese. E thekson këtë Codacons, duke konsideruar se është “një kuti e vërtetë e Pandorës, duke pasur parasysh se vitet e fundit shumë operacione që përfshinin klubin e Juventusit kishin bërë që tifozët dhe opinionistët e futbollit të mos i pëlqenin”.

“Në veçanti, nën akuzë janë plusvalencat në merkato dhe tarifat e paguara ndaj menaxherëve, të regjistruara në buxhetet e tre sezoneve sportive, nga ai i përfunduar më 30 qershor 2019 deri në atë të fundit, që ka përfunduar më 30 qershor të këtij viti. Në total - nënvizon shoqata e konsumatorëve - ka fitime kapitale prej 282 milionë eurosh në tre vjet 'të karakterizuara nga rritja e vlerave përmes mashtrimit', sipas Prokurorisë; mbi cështjen ishte hapur një hetim nga Consob, Komisioni që mbikëqyr shoqëritë e kuotuara në Bursë, që filloi në 12 korrik.

“Sistemi akuzues është shumë serioz dhe hedh dritë mbi kampionatet e fundit të futbollit edhe sepse, siç e dimë, ka pasur një dominim të vërtetë të Juventusit në vitet e fundit, i cili përfundoi vitin e kaluar - thotë presidenti i Codacons, Marco Donzelli - Nëse Juventusi do të ishte avantazhuar në mënyrë të paligjshme ndaj klubeve rivale me operacione të këtij lloji, atëherë rregullsia e kampionateve të fundit të futbollit do të dështonte dhe, si pasojë, Federata dhe Autoriteti i Konkurrencës së Tregut duhet të ndërhyjnë dhe të sanksionojnë përgjegjësit. Përtej përgjegjësive individuale, klubi nuk do të përjashtohet nga ndëshkimi. Për këtë arsye dhe për të mbrojtur mijëra tifozë, ne do të paraqesim një ankesë në Antitrust dhe Prokurorinë Federale duke kërkuar rënien e klubit të Juventusit në Serie B dhe revokimin e titujve të fundit të kampionatit, të fituara me hijen e këtyre operacioneve potencialisht të paligjshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI