Flash

Video/ Manchester ndalon Chelsea e i bën nder kushërinjve të City: gafa e Jorginhos i kushton Tuchel

Lapsi.al 28 November 2021
Video/ Manchester ndalon Chelsea e i bën nder kushërinjve të

Në javën e trembëdhjetë të Premier League përfundon 1-1 ndeshja mw e rwndwsishme mes Chelsea dhe Manchester United: Sancho në minutën e 50 kaloi Djajtë e Kuq në avantazh, duke shfrytëzuar gabimin e Jorginhos, qw sistemon gjithcka në minutën e 69 duke firmosur barazimin me penallti. City i Guardiolës e shfrytëzon ndaleswn e londinezwve, duke mposhtur West Ham 2-1 falë golave tw Gundogan (33') dhe Fernandinho (90') duke mbwrritur në -1 nga kampionwt në fuqi tw Evropës. Leicester dhe Brentford mposhtin Watford (4-2) dhe Everton (1-0).

Epërsia e Chelsea ndaj vendit të dytë është reduktuar në vetwm një pikë: në Stamford Bridge, ndaj Manchester United, përfundon 1-1, me Cityn e Guardiolës tashmë shumë afër Blues. Kampionët e Europës u treguan menjwherw të rrezikshëm: Hudson-Odoi u shfaq ballë për ballë me De Gean, i cili me një refleks të madh evitoi diagonalen e mesfushorit. Pas gjysmë ore lojë, Rüdiger provoi nga distanca, por swrish de Gea arriti të prekë sa pwr ta dërguar topin në traversë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte çuditërisht United qw kaloi në epërsi: një gabim flagrant i Jorginhos, i cili nuk e kontrolloi mirë topin dhe nisi në kundërsulm Sanchon, i cili i vetëm përballë Mendy nuk gaboi duke shwnuar 1-0 në minutën e 50. Megjithatë, mesfushori italian e pwrmirwsoi situatwn në minutën e 69 duke barazuar me penallti. Përfundoi 1-1: Chelsea është ende i pari, por tani është vetëm +1 ndaj City dhe +2 ndaj Liverpool. Një pikë e mirë për Djajtë e Kuq, të cilët ngjiten në kuotwn 18 dhe arrijnw Brighton nw vendin e tetw, duke shkurtuar nw pesë pikë distancën nga vendi i katërt i West Ham dhe Arsenal.

Premier League England

Brentford 1-0 Everton

Burnley (e shtyrw) Tottenham Hotspur

Leicester City 4-2 Watford

Manchester City 2-1 West Ham United

Chelsea 1-1 Manchester United

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46