Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Makthet e përjetuara nga Ujfalusi, për një faull: “Gati i theva kaviljen Messit e rrezikova emigrimin në Bali”

Lapsi.al 28 November 2021
Makthet e përjetuara nga Ujfalusi, për një faull: “Gati i

Ndeshjet që çdo lojtar i kujton më mirë janë ato në të cilat fiton diçka të rëndësishme ose humbet mundësinë për ta bërë këtë. E vërtetë, por deri në një pikë të caktuar. Kur e ndan fushën me kampionë shumë të rëndësishëm, ato 90 minuta mbeten të gdhendura në kujtesë. Sidomos nëse ka ndonjë problem... Për shembull, është një nga ndeshjet e shumta mes Atletico Madridit dhe Barcelonës që Ujfalusi e mban mend shumë mirë. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës ka ripërsëritur, siç bëhet e ditur nga Mundo Deportivo, se sa e vështirë ishte të jetosh me makthin... e shkaktimit të një dëmtimi të rëndë Messit.

Ujfalusi ishte protagonisti i pavullnetshëm i ndeshjes së zhvilluar në shtator të vitit 2010, i karakterizuar nga një “përkëdhelje” të kaviljes së argjentinasit. Kjo u pasua nga momente terrori të pastër dhe kritikash të rënda. "Më erdhi shumë keq. Kur pashë kaviljen e Messit, ishte e tmerrshme. Isha i sigurt se do ta merrja topin, por godita edhe atë. U qetësova vetëm pasi e kuptova se lëndimi nuk ishte i rëndë". Një lehtësim edhe për karrierën e të dyve duke pasur parasysh se mbrojtësi u akuzua për "vrasje" të Messit. “Nëse ndërhyrja ime do ta kishte lënë jashtë fushës për gjashtë apo tetë muaj, do të më duhej të emigroja. Do të kisha përfunduar duke luajtur në Bali, në Indonezi”.

Ujfalusi pranon gabimet e tij, por edhe saktëson se si gjithçka është amplifikuar nga rëndësia e viktimës së tij. "Në fund të ndeshjes i kërkova Agueros t'i dërgonte Leos një mesazh ndjese. Doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Pas disa ditësh ai më ktheu përgjigje, duke më shkruar që të mos shqetësohesha. Ai do të kthehej pas pak javësh Në atë moment u qetësova padyshim. Jo nuk doja kurrë ta lëndoja. Megjithatë, besoj se nëse Messi nuk do të ishte përfshirë në këtë aferë, por një lojtar më "normal", do të ishte ndryshe. Ndërhyrja ime nuk do të kishte pasur një ndikim të tillë mediatik”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI