Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Video/ Palmeiras triumfon në Copa Libertadores: mposhtet 2-1 në finale Flamengo

Lapsi.al 28 November 2021
Video/ Palmeiras triumfon në Copa Libertadores: mposhtet 2-1 në finale

Palmeiras fitoi Copa Libertadores për herë të tretë në historinë e tyre në Estadio Centenario në Montevideo (Uruguay): 2-1 ndaj Flamengos. Finalja e 62 e kompeticionit më të lartë në Amerikën e Jugut pa skuadrën e Sao Paulos të kalojë në epërsi në minutën e 6' me Raphael Veiga; ish-lojtari i Interit Gabigol barazoi në minutën e 70, por Deyverson shënoi golin e ndeshjes në minutën e 5 të pjesës së parë shtesë. Ky është trofeu i dytë radhazi për Palmeiras.

Për Palmeiras ky është triumfi i tretë pas atij të vitit 1999 dhe atij të arritur në edicionin e fundit. Pas gjashtë minutash lojë kampionët në fuqi kaluan menjëherë në epërsi: Mayke mori një top të gjatë nga Gustavo Gomez në të djathtë, hyri në zonë dhe krosoi për Raphael Veiga, që goditi menjëherë duke zhbllokuar rezultatin. Flamengo reagoi në minutën e 18, kur një veprim i bukur personal i Arrascaetas nga e djathta gjeti në mënyrë perfekte Gabriel Barbosan (i njohur ndryshe si Gabigol) goditja me kokë të cilit nuk përfundoi në kuadratin e portës së mbrojtur nga Weverton. Në minutën e 35 Diego Alves arriti të bllokojë një kros tinëzar të Vegas që mund të kishte krijuar probleme në zonën e skuadrës së Rio de Zhaneiros. Homologu i tij përgjigjet në goditjen e Arrascaetas, me të cilën përfundoi pjesa e parë e garës.

Në fillim të pjesës së dytë Gabriel Barbosa dhe David Luiz nuk shkojnë shumë larg nga 1-1. Një tjetër mundësi për Flamengon erdhi në minutën e 60: goditja me kokë e Bruno Henrique. Por barazimi u fiksua vetëm në minutën e 70 nga Gabigol: ish-lojtari i Interit mori një pasim nga e majta nga Arrascaeta dhe kaloi Weverton me një goditje në cepin e portës. Mundësia e humbur e Michael ishte preludi i kohës shtesë dhe, as 5 minuta pas fillimit të tyre, erdhi goli i fitores së Palmeiras: Andreas Pereira hezitoi me topin, Deyverson ia rrëmbeu, hyri i vetëm në zonën e Flamengos dhe mposhti Diego Alves.

https://www.youtube.com/watch?v=ROeSV2v1Ry0

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI