Flash

Video/ Java e tmerrshme e Juventus vuloset nga Atalanta: Zapata gropos bardhezinjtë

Lapsi.al 27 November 2021
Video/ Java e tmerrshme e Juventus vuloset nga Atalanta: Zapata gropos

Javë makthi për Juventusin. Pas dështimit në Champions League me Chelsean dhe hetimit për fitime të dyshimta kapitale, Juventus është thyer 1-0 edhe nga Atalanta në ndeshjen e javës së 14 të Serie A, duke mbetur tashmë shumë pas në renditje. Në Allianz Stadium u luajt një ndeshje e ngadaltë dhe shumë fizike. Në pjesën e parë Zapata (28') zhbllokoi rezultatin me një të djathtë të fuqishme, në asistin e Gjimshitit, më pas në pjesën e dytë bardhezinjtë rritën përpjekjet, por nuk depërtuan dot, pavarësisht se në shtesë goditën traversën me Dybala.

Emblema e Juventusit këto ditë qëndron tek ajo goditje e dobët, thuajse e pashpresë e Dybalas pak pas gjysmë ore lojë, me Juventusin që ishte ndërkohë në disavantazhin e një goli. Në Allianz Stadium përfundoi 1-0 për Atalantën, me Zapatan që i vuri vulën ndeshjes dhe Juventusin që sheh vendin e katërt gjithnjë e më larg. Për bardhezinjtë është humbja e dytë radhazi, pas rënies së Londrës, e cila të paktën u justifikua me arritjen e kualifikimit në Champions. Kjo me Atalantën është një goditje që dhemb edhe më shumë, për shkak të pasojave të pashmangshme në ecurinë e skuadrës në kampionat. Nga ana tjetër për Gasperinin ishte fitorja e parë në shtëpinë e Zonjës së Vjetër.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46