Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Video/ "Luanim mirë e quheshim në krizë, tani e pranoj fitoren kështu": Daja nxjerr dufin pas fitores

Lapsi.al 27 November 2021
Video/ "Luanim mirë e quheshim në krizë, tani e pranoj

“Jam dakord që është fitore e vuajtur se është fitore karakteri, sidomos të përmbysësh me Teutën që mbrohet mirë në fund, për më tepër kur je në disavantazh. Tregon që lojtarët luftojmë për këtë fitore dhe besuan deri në fund duke ia arritur". Ilir Daja, pas fitores së minutave shtesë kundër Teutës, që është një melhelm për plagët e këtij sezoni të Partizanit, që të paktën distancohet nga zona e rënies nga kategoria, ka nxjerrë edhe dufin kundër kritikave pafund të marra mbi performancën e rezultatet e ekipit të tij. "Jam shumë i kënaqur nga paraqitja se kur kemi luajtur mirë nuk kemi marrë rezultate, e asnjë nuk tha që luajti Partizani mirë, por të gjithë thanë që ka pasur krizë rezultatesh, që është e vërtetë. Ndaj po të vazhdojmë kështu e të marrim tre pikët, do të isha dakord".

Tekniku i është kthyer më pas teorisë së tij të përhershme të mungesës së fatit, duke bërë një krahasim mes dy ndeshjeve të luajtura kundër kampionëve në fuqi të Teutës: "Nuk merrem me sezonin e kaluar, por në ndeshjen e hapjes me Teutën në fazën e parë ku kemi shënuar një gol vetë dhe kemi humbur penallti që do të thotë fati edhe nuk ka qenë me ne. Ndërsa sot përtej sakrificës edhe fati ishte me ne, se në përmbysje në fund edhe fati është faktor. Shpresojmë që të jetë sinjal i mirë për fazën e dytë, por duhet fitore për të rikuperuar pikët dhe pozicionin në tabelën e klasifikimit".

Në fund edhe një fjalë për tifozët që vazhdojnë të kontestojnë skuadrën, të pakënaqur nga ajo që kanë parë në 10 javët e para të kampionatit: "Tifozët kanë të drejtë se në rastin e fitoreve të munguar e pikëve të munguara, sigurisht kanë të drejtën të protestojnë brenda rregullave. Nuk kanë bërë asgjë jashtë rregullave. Kështu që atë që kemi bërë keq, na del për detyrë ta rikuperojmë që të jetë një mirëkuptim më i madh mes tifozëve dhe grupit të lojtarëve”, e mbylli Daja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI