Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Nga raporti me të atin, te gjyqi dhe cështja e trashëgimisë: "Nëse dikush e bëri të vdesë, do ta paguajë"

Lapsi.al 25 November 2021
Nga raporti me të atin, te gjyqi dhe cështja e trashëgimisë:

Trishtimi është më i fortë se zemërimi, por një vit pas vdekjes së Maradonës, djali i tij Diego Armando Maradona Junior ende nuk ka gjetur paqe. Mungojnë shumë përgjigje. "Ka një çështje të hapur në Argjentinë në të cilën ne fëmijët jemi paraqitur si palë e dëmtuar. Ato cështje po shkojnë mirë. Të gjithë kemi një ide, por nga respekti për Gjykatën nuk mund të bëjmë asnjë deklaratë për këtë: e vetmja gjë e sigurt është se nëse dikush ka qenë i pakujdesshëm dhe/ose e ka bërë të vdesë, ai me siguri do ta paguajë”.

“Ishte një vit shumë i trishtuar pa babain dhe sot është edhe më shumë sepse rishfaqen kujtimet, ndjesitë e këqija - tha Maradona Junior për Rtl 102.5 - Ishte një ditë shumë e keqe, shumë e trishtuar për mua dhe mendoj për të gjithë njerëzit që e donin vërtet”. Dhe përsëri: "Ka pasur polemika të ndryshme në rrjedhën e jetës sime, kaq shumë pyetje idiote, si ajo që më thanë se po kërkoja babanë tim vetëm sepse ai ishte Maradona: kjo nuk është e vërtetë. Në botë ka miliona padi për atësinë edhe për njerëz jo të famshëm. Kërkimi i identitetit është një e drejtë që nuk duhet humbur kurrë, por ndjeva nevojën të kisha dashurinë e babait tim dhe t'i dëshmoja botës se nëna ime nuk ishte ajo që e kishin përcaktuar".

Për marrëdhënien me të atin: “Brenda meje e kam ditur gjithmonë se duhej ta falja, përndryshe nuk do të kishte kuptim ta kërkoja, do të isha protagonist i një kontradikte. I jepnin këshilla të pasakta, kishte një defekt i madh: ai i të qenit shumë i mirë. Shumë herë ai u penalizua për këtë. Unë ndihesha gjithmonë si djali i Diego Armando Maradonës sepse kisha një nënë të shkëlqyer: një nënë që nuk më gënjeu kurrë, që më thoshte gjithmonë të vërtetën. Nëse do të mund ta takoja dhe t'i thosha diçka, e sigurtë që do ta përqafoja. Për pjesën tjetër nuk jam penduar, atë që kisha për t'i thënë ia kam thënë gjithmonë, kishim një marrëdhënie shumë të ndershme. Do ti thosha se shumë njerëz e duan, për atë që ka bërë në fushë e jashtë saj. Babi zgjoi shpirtin e vërtetë napolitan".

Për trashëgiminë: "Mund të them se për mendimin tim duhet të gjejmë ende shumë gjëra, po punojmë shumë për të gjetur atë që kanë fshehur. Në një ditë si kjo, të flasësh për këtë më duket një nënvlerësim: një vit më parë largohej njeriu i zgjedhur nga Zoti për të na treguar se si të luajmë futboll”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI