Flash

Hysaj refuzoi grumbullimin me Napolin dy vjet më parë: gjobë 40 mijë euro për shqiptarin

Lapsi.al 24 November 2021
Hysaj refuzoi grumbullimin me Napolin dy vjet më parë: gjobë 40

Pas dy vitesh vjen verdikti i parë i Kolegjit të arbitrazhit për rastin e rebelimit në Napoli: grumbullimi i urdhëruar nga presidenti De Laurentiis, pas ndeshjes Napoli-Salzburg të Ligës së Kampionëve më 5 nëntor 2019, ishte legjitim dhe lojtarët nuk mund të refuzonin të merrnin pjesë. Kolegji i Arbitrazhit ka urdhëruar një gjobë prej 40,000.00 € (plus 3,500 € për tarifat ligjore) kundër ish-lojtarit të kaltërve Elseid Hysaj, tani te Lazio, "duke njohur kështu legjitimitetin e grumbullimit të urdhëruar nga klubi dhe shkeljen e kontratës si pasojë nga lojtari i cili nuk ka respektuar direktivën e Klubit”, thuhet në njoftimin e klubit të Napolit.

Sipas Kolegjit të Arbitrazhit "grumbullimi futej padyshim në një nga praktikat e përdorura në mënyrë legjitime nga ekipet profesionale të futbollit. Rasti në fjalë, për kohëzgjatjen, modalitetet e përgjithshme, edhe në bazë të deklaratave të bëra nga drejtuesit e shoqërisë e të profileve të tjera, është prezantuar pa konotacione të natyrës ndëshkuese ndaj ekipit, duke pasur, në të vërtetë, qëllimin e qartë të dëshirës për të favorizuar performancën më të mirë të ekipit dhe të teknikëve për të kontribuar në rritjen e performancës konkurruese deri atëherë nën pritshmëritë e Shoqërisë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI