Flash

Volejbollisti i kombëtares italiane i mashtruar për 15 vjet: 700 mijë euro për një të fejuar inekzistente

Lapsi.al 24 November 2021
Volejbollisti i kombëtares italiane i mashtruar për 15 vjet: 700

Roberto Cazzaniga, ish-lojtari i kombëtares italiane të volejbollit dhe kapiteni aktual i Gioia del Colle, ka mbetur viktimë e një mashtrimi të jashtëzakonshëm: në 15 vitet e fundit, lojtari 42-vjeçar i ka paguar mbi 700 mijë euro një të dashure inekzistente, me emrin Maya, të cilën nuk e kishte takuar kurrë personalisht, për t'i paguar trajtimet mjekësore të shpikura. Tani, sic duket, volejbollisti është kthjelluar dhe ka bërë një denoncim që është depozituar në Guardia di Finanza.

Mashtrimi i bujshëm është rrëfyer në një kronikë të transmetuar në emisionin Le Iene në Italia 1. Cazzaniga në vitin 2008 njohu një vajzë të quajtur Maya, një modele e supozuar braziliane, e cila përdorte fotot e Alessandra Ambrosio, nga viti 2004 deri në 2017 një nga imazhet e Victoria's Secret, pa e takuar kurrë atë, por përmes një shoqeje të përbashkët të quajtur Manuela.

Një kërkesë e vazhdueshme për para për shkak të sëmundjeve imagjinare që zhvatën volejbollistin, i cili ka parë t'i thahet llogaria rrjedhëse dhe është futur në borxhe me kërkesat e vazhdueshme për kredi. Pas këtij mashtrimi, qëndron në fakt shoqja e shtirë Manuela, i dashuri i saj dhe një zonjë me banim në Sardenjë e që merrte transfertat bankare nga Cazzaniga, e që pretendonte të ishte Maya, që ishte emri i të dashurës që nuk ekzistonte fare.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46