Flash

Video/ Lewandowski është spektakël, Ronaldo "bisha" e Champions: United fluturon në 1/8, Bayern 100% fitore

Lapsi.al 23 November 2021
Video/ Lewandowski është spektakël, Ronaldo "bisha" e

Në javën e parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Manchester United fiton 2-0 ndaj Villarrealit dhe kualifikohet në 1/8 në grupin F: vendosën golat e Cristiano Ronaldos (78') dhe Sanchos (90'). Fitorja e pestë në pesë ndeshje për Bayern Munich, i cili kalon 2-1 në Ukrainë, përballë Dinamo Kiev me Lewandowskin (14') dhe Coman (42'): goli i Garmashit në minutën e 70 ishte i kotë për ukrainasit.

GRUPI E

Vazhdon marshimi i pandalshëm i Bayern Mynih, duke fituar ndeshjen e pestë nga pesë duke u imponuar 2-1 në fushën e Dinamo Kievit. Gjermanët i vunë menjëherë në vështirësi ukrainasit dhe kaluan në avantazh në minutën e 14, me një kryevepër të Lewandowskit, i cili përfitoi nga një përplasje e topit për të ekzektuar një rovjeshatë spektakolare që mposhti Buschan. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, Neuer rrezikon t'i dhurojë barazimin skuadrës vendase duke dalë huq në pasimin prapa të Goretzkas, me topin që u përplas në shtyllë. Para pushimit, bavarezët gjetën dyfishimin falë Coman: 2-0 në minutën e 42. Në pjesën e dytë, ukrainasit ngushtuan diferencën: Garmash në zonë, i vetëm me Neuer, nuk gaboi duke rihapur ndeshjen. Pavarësisht tentativave të fundit përfundoi 2-1: Bayerni mbyll zyrtarisht vendin e parë në grupin E me pikë të plota, Dinamo e Kievit mbetet jashtë lojës për kualifikimin në 1/8.

GRUPI F

Historia pas Solskjaer te Mançester Junajtid nis me objektivin e parë të arritur: kualifikimin në 1/8 e Champions League. Në ndeshjen e parë të Carrick si trajner, anglezët mundën Villarrealin 2-0 dhe fituan të drejtën për të kaluar në raundin tjetër në grupin F. Në Estadio de la Ceramica, megjithatë, "nëndetësja e verdhë" filloi më mirë lojën dhe u shfaq menjëherë e rrezikshme: brenda katër minutash, de Gea shpëtoi portën nga Moi Gomez, ndërsa Pino u tregua i pasaktë në zonë dhe goditi vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Portieri spanjoll është i aftë edhe në minutën e 27, duke devijuar diagonalen e Trigueros. Mundësia e parë reale për United erdhi në minutën e 71, me Rullin të aftë për të devijuar të majtën e Sanchos në zonë. Megjithatë, shtatë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo ndëshkoi gabimin e spanjollëve dhe mposhti Rullin me një parabolë duke nënshkruar 1-0. Në minutën e 90', ndeshja u mbyll zyrtarisht me kundërsulmin e lojtarëve të Carrick, të finalizuar nga Jadon Sancho, i shërbyer nga Bruno Fernandes. Përfundoi 2-0: United është i sigurt për raundin e dytë duke pasur parasysh avantazhin në përballjet direkte me Villarrealin, që do të luajë gjithcka në Bergamo ditën e fundit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46