Flash

"Balotelli ndiqte pas njerëzit, për t'i vënë flakën flokëve": kujtimet e Skrabb krijojnë një barsaletë të re

Lapsi.al 23 November 2021
"Balotelli ndiqte pas njerëzit, për t'i vënë

Sjelljet e veçanta të Mario Balotellit pasurohen tani nga një anekdotë e re, e treguar nga Simon Skrabb. Mesfushori finlandez kishte Balon si shok skuadre në kohën e Brescias, sezonin e kaluar: "Menjëherë mendova se ishte një djalë i mirë, në fillim më ndihmonte edhe si përkthyes me gjuhën angleze. Por ishte pak i çuditshëm, nuk e dije kurrë se çfarë mund të shpikte: një herë, më shkrepëse në dorë, ai ndiqte njerëzit në përpjekje për t'u vënë flakën flokëve!”.

26-vjeçari, tani pa kontratë, rezervon ende fjalë pozitive për Balotellin kur flet për Expressen: “Në fillim ai ishte një lloj kapiteni, më pas erdhi izolimi i pandemisë dhe ai u zhduk disi”. E madje edhe aventura e Skrabb te Brescia ka ndryshuar: “Në fillim ishte e mrekullueshme, bëra debutimin tim kundër Milanit dhe u kualifikuam në Euro 2020 me Finlandën, më pas me Covid gjithçka ndryshoi”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46