Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Disiplina e Ligue 1 vendos për shishen mbi kokën e Payet: një ndeshje pa tifozë për Lyon

Lapsi.al 22 November 2021
Disiplina e Ligue 1 vendos për shishen mbi kokën e Payet: një

Pas incidenteve në ndeshjen Lion-Marsejë dhe shtyrjes së takimit për një datë të mëvonshme, kanë mbërritur edhe masat e para nga komisioni disiplinor i LFP, liga franceze e futbollit. Vendimi është ai i skualifikimit për një ndeshje të Stadiumit Grupama (ish-Parc OL), "si masë paraprake" dhe "deri në dënimin përfundimtar", që mund të jetë më e rëndë. Ndeshja e radhës në shtëpi e skuadrës së Bosz, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor kundër Reims, do të luhet pa tifozë, ndërsa sanksionet përfundimtare do të shpallen në datën 8.

Ndeshja e kampionatit u ndërpre vetëm 6' pas fillimit, pasi një shishe me ujë e hedhur nga tribuna goditi në kokë Dimitri Payet. Lojtari i OM mori ndihmën e mjekëve dhe, pasi u përpoqën të qetësonin tifozët, arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave vendosën të ktheheshin në dhomat e zhveshjes duke e pezulluar përkohësisht ndeshjen, përpara se LFP të zgjidhte për shtyrjen përfundimtare.

Nga fillimi i sezonit, Ligue 1 është trazuar nga episode të këtij lloji: precedenti më i bujshëm është ai i Nice-Marseille më 22 gusht, ndeshje që u ndërpre në minutën e 28' pas një rrahje masive mes tifozëve, lojtarëve dhe stafeve teknike të klubeve. Edhe në atë rast, ishte një shishe e hedhur nga tribuna në drejtim të Payet, reagimi i të cilit kishte bërë që tifozët të pushtonin fushën për të kërkuar një përplasje fizike. Me atë rast, Komisioni Disiplinor vendosi që ndeshja të riluhej në fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura (ndeshja u zhvillua më 27 tetor dhe përfundoi 1-1), Nice u sanksionua me 2 pikë dënim në renditje (njëra prej të cilave pezull) dhe me 3 ndeshje skualifikim të fushës.

Në pritje të një opinioni përfundimtar nga Komisioni Disiplinor për aspektet sportive, ndërkohë, Olympique Marseille ka lëvizur në nivelin e drejtësisë së zakonshme dhe ka bërë një denoncim zyrtar ndaj personave të panjohur për agresionin e pësuar ndaj Payet. Katër persona tashmë janë arrestuar nga policia mbrëmjen e së dielës dhe dy prej tyre janë ende në paraburgim. Ata të dy akuzohen se kanë marrë pjesë në incidentet që çuan në ndërprerjen e lojës dhe njëri mes të dyve është autori material i hedhjes së shishes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46