Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Shishja e verës e Shevcenkos dhe basti i humbur i Mourinhos me Felix: "Duhet t'i blej një palë këpucë 800 euro"

Lapsi.al 22 November 2021
Shishja e verës e Shevcenkos dhe basti i humbur i Mourinhos me Felix:

José Mourinho i gëzohet fitores ndaj Genoas në Marassi e akoma më shumë dygolëshit të të preferuarit të tij, Felix Afena-Gyan: "Vrapoi drejt meje pas golit sepse i premtova se do t'i bleja një palë këpucë që atij i pëlqejnë shumë dhe që kushtojnë shumë, rreth 800 euro - ka thënë trajneri i Romës në Dazn -. Erdhi në pankinë për të më kujtuar premtimin e tij. Në mëngjes më duhet të shkoj në dyqan për tia blerë... Pjesa e parë ishte pak e bllokuar, por ne luajtëm mirë dhe dominuam. Na mungonte vertikaliteti, por ishim gjithmonë në kontroll. Mkhitaryan luajti një ndeshje fantastike dhe ne ishim të mirë edhe në parandalimin e përpjekjeve të tyre për kundërsulme. Kur ata u tërhoqën mendova se Felix mund të kishte profilin e duhur për t'i vënë në vështirësi, siç bëri kundër Cagliarit dhe Milanit. Ai na ndihmoi shumë, por skuadra luajti shumë mirë."

Mou ka folur shumë për Felix, edhe si fitoi ekipin e parë: “Të rinjtë stërviten në fushën sintetike ngjitur me tonën, ai dhe 3-4 të tjerë kanë ardhur shpesh tek ne që nga fillimi i sezonit dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje që në fillim ka qenë ftohtësia e tij para portës. Në goditje dhe para portës është shumë i aftë edhe pse teknikisht nuk është fenomen. Është gjithashtu një djalë shumë modest, dicka e vështirë për tu gjetur në këto breza. Më vjen keq për De Rossin (trajneri i të rinjve), sepse do ta humbasë".

Në fund edhe një shaka për takimin me Shevchenkon: "Më bëri një dhuratë të bukur para ndeshjes, një shishe verë të kuqe, që është një gjë tipike e futbollit anglez. Kam folur shumë edhe me Tassottin. Unë dhe Andriy jemi miq dhe unë mendoj se është i lumtur për mua, edhe pse padyshim i ka ardhur keq për veten, siç do të jem unë nëse më mund ai një ditë. Ai është i dashuruar pas kësaj pune të çmendur, është i kënaqur me sfidën dhe shpresoj të fitojë shumë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI