Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Mister, mashtrim, doping? The Times, hetim për Jacobs: "Askush nuk e di si fitoi 100 metrat olimpikë"

Lapsi.al 22 November 2021
Mister, mashtrim, doping? The Times, hetim për Jacobs: "Askush nuk e

Në Angli ende nuk e kanë gëlltitur humbjen olimpike në 100 metra: medalja e artë e Marcell Jacobs është sërish në qendër të shtypit britanik, në veçanti të "The Times" që në një investigim prej dy faqesh, të quajtur "Misteri i Jacobs, kampioni olimpik që mori fronin pa gjurmë të mëparshme... e më pas reshti së vrapuari" insinuon se "askush nuk mund të ketë një përgjigje se si e arriti".

Dy të dërguarit, Matt Lawton dhe Mark Palmer, shkuan në Milano, Desenzano del Garda dhe në Romë, vendet ku Jacobs u rrit, u stërvit dhe ku ai jeton tani. Rezultati? Reportazhi këmbëngul në ngritjen e shpejtë të 27-vjeçarit, dy medalje të arta në Tokio 2020 që janë të papritura dhe të papajtueshme me të kaluarën e tij konkurruese, dhe më pas pohon se, pas Lojërave "ai u zhduk nga qarkullimi" dhe në fund flet për Giacomo Guarninin, dietologun dhe ish-body builder të hetuar për mashtrim, në lidhje me një hetim mbi tregtinë e supozuar të substancave të ndaluara, me të cilin Jacobs nuk bashkëpunon prej kohësh.

Lawton dhe Palmer shkuan gjithashtu në terrenin e stërvitjes së sprinterit për t'i kërkuar një intervistë: Jacobs (i cili nuk e pëlqen shtypin britanik pas akuzave të përsëritura) me mirësjellje ka refuzuar. Ndaj të dyve nuk u mbeti tjetër veçse të linin një takim më 4 shkurt, kur në kampionatin botëror të sallave të mbyllura në Berlin do të kuptohet “nëse ky njeri që u rrit pa lënë gjurmë do të dijë të përsëritet”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI