Flash

Andi Bushati: Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

LE MONDE: Vendi më i varfër në Evropë, 4 milion euro për koncertin e Kanye West

Kanye West, i ndaluar në shumicën e vendeve të Evropës, do të marrë një subvencion prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. I ndaluar të qëndrojë ose të ngjitet në skenë për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe neonaziste, reperi amerikan pritet të performojë më 11 korrik, në Tiranë. Shumë protestues e akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e përdor këtë aktivitet për t'u shërbyer interesave të tij.

12:46

"Jemi naivë, pa përqendrim": Martini kritikon të tijtë pas barazimit me Skënderbeun

Lapsi.al 21 November 2021
"Jemi naivë, pa përqendrim": Martini kritikon të

"Ajo që më shqetëson është pësimi i golave, janë naive vijnë nga mungesa e përqendrimit. Arritëm të kthenim rezultatin, por jo ta mbronim. Duhet të jemi më të vendosur për të fituar, gjë që sot nuk e arritëm”. Edi Martini nuk e fsheh mërzinë për dy pikë të lëna 12 minuta nga fundi i ndeshjes me Skënderbeun, që përfundoi 2-2. Tekniku shkodran i Teutës mundohet të mos kapet me mungesat, pavarësisht se e con fjalën gjithnjë aty: "Nuk dua të justifikohem për mungesat, pasi jemi ndërtuar për kampion. Duhet të qarkullonim më shumë pas 2-1 dhe nga frika u kthyem prapa. Këtu përfitoi dhe Skënderbeu që na shënoi golin e dytë. Këtu ata që hyjnë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të luajnë më të qetë”.

Cështja është se tani Teuta ka humbur kontaktin me kreun dhe rrezikon që në rast të fitores së Tiranës apo Kukësit në sfidën mes tyre, të shohë diferencën të bëhet edhe më e madhe nga kreu: ”Sot kemi humbur dy pikë pasi kishim mundësi reale të fitonim duke qenë se kishim edhe raste. Na erdhi keq te goditja standard, pasi të ndërrosh katër vetë në formacion ndryshon rreshtimi. Punuam që mos të dëmtoheshim nga topat e gjatë, aty erdhi goli dhe besoj se sot kemi humbur dy pikë” - tha shkodrani, që më pas është ndalur edhe tek kalendari i vështirë: "Fakti ka treguar që maloret i kemi pasur për poshtë, ndërsa ato për poshtë kanë rezultuar malore. Nuk e shoh në këtë prizëm, lufta është krejt e hapur jemi afër njëri-tjetrin. S’kemi parë ekip të dominojë, duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë lojën e fillimit”.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI