Flash

F1/ Hamilton nuk ka rivalë në Losail: Verstappen limiton dëmet, por tani gjithcka është në duart e anglezit

Lapsi.al 21 November 2021
F1/ Hamilton nuk ka rivalë në Losail: Verstappen limiton dëmet,

Lewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Katarit përballë Max Verstappen, i cili korrigjoi penalitetin e minutës së fundit në vendosjen në start, ndërsa Fernando Alonso u ngjit në shkallën e tretë të podiumit me Alpine. Garë pa histori për vendin e parë dhe të dytë por e gjallë në pozicionet që caktojnë pikë (Perez i katërt, Ocon i pesti) dhe fatkeqësisht anonime për Ferrarin që nuk shkoi përtej vendit të shtatë dhe të tetë me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Mercedes superior, Lewis Hamilton gjithashtu. E me dënimin prej 5 pozicionesh që iu bë Max Verstappen në mëngjes për mosrespektimin e flamurit të verdhë në kualifikuese, GP e Katarit u vendos praktikisht që para fillimit. Në dritat e Losail shkëlqeu edhe një herë ylli i Hamilton, i cili pas Brazilit i dha një tjetër goditje Verstappenit, duke iu përgjigjur dy fitoreve të rivalit holandez në Austin dhe Mexico City, duke e çuar veten në vetëm 8 pikë distancë dy gara para fundit.

Max u tregua shumë i aftë në reagimin pas penalitetit, duke rikuperuar tre vende në start për të marrë më pas me lehtësi vendin e dytë. Por edhe ky GP vërtetoi gjithashtu se Mercedes, pas Meksikës, është bërë i pandalshëm. Hamilton fluturon, Verstappen nuk mban ritmin në xhiron e garës, por duhet të ketë parasysh se me dy fitore në Jeddah dhe Abu Dhabi titulli do t'i shkojë Lewisit, pavarësisht pozicionimit të Max.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI