Flash

Video/ Inter thyen Napolin e hap kampionatin: Rui trondit traversën e zikaltrit në fund

Lapsi.al 21 November 2021
Video/ Inter thyen Napolin e hap kampionatin: Rui trondit traversën e

Në kryendeshjen e të dielës për javën e 18 të Serie A, Interi kalon 3-2 Napolin dhe afrohet në -4 nga kreu i klasifikimit që mbahet nga të kaltrit dhe Milani. Në San Siro miqtë kaluan të parët në avantazh me Zielinskin (17'), por reagimi i fortë i zikaltërve, solli në barazimin e Calhanoglu me penallti (25'), përpara se të fiksohej përmbysja në minutën e 44 me një goditje me kokë të Perisic. Në minutën e 61 u duk se nuk kishte më histori kur Lautaro shënoi golin e tretë për skuadrën e Inzaghi, por Mertens shkurton diferencën në të 79', ndërsa Rui ndalet nga Handanovic e traversa në minutën e 91.

Në tentativën e pestë, Inter fiton një ndeshje direkte dhe e bën kundër kryesuesve të Napolit në ditën perfekte, pas humbjes së Milanit në Firence, gjë që i lejon skuadrës së Inzaghi të zvogëlojë diferencën nga 7 në 4 me një goditje të vetme. Duke qenë se kundër Atalantës, Lazios, Juves dhe Milanit, zikaltrit kishin dështuar të arrinin fitoren nga një situatë avantazhi, këtë herë e panë veten në disavantazh (Zielinski) dhe më pas përmbysën me Calhanoglu, falë një penalltie, Perisic dhe Lautaron, të cilët nuk shënonin me aksion që nga 25 shtatori. Eurogoli i Mertens i dha jetë një finale të ndeshjes me adrenalinë të lartë. Por në momentin më të mirë Napoli humbet mundësitë për të bërë 3-3. Ashtu si për Inzaghin në Olimpico, rikthimi i Spallettit si ish, në Meazza, përkon me humbjen e parë dhe tepër të hidhur.

Serie A Italy

Sassuolo 2-2 Cagliari

Bologna 0-1 Venezia

Salernitana 0-2 Sampdoria

Inter 3-2 Napoli

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI