Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

FOTO/ Dy brinjë të thyera e një mushkëri në kolaps: Cavendish përfundon në terapi intensive

Lapsi.al 22 November 2021
FOTO/ Dy brinjë të thyera e një mushkëri në kolaps:
Momente frike për Mark Cavendish në Six Days në Gand. Çiklisti britanik u rrëzua gjatë testit të Madison, duke pësuar frakturë të dy brinjëve dhe një pneumotoraks të lehtë (dmth kolapsi i pjesshëm i një mushkërie). Gruaja e tij Peta tha se Cavendish e kaloi natën nën vëzhgim në terapi intensive, ndërsa ekipi i tij, Deceuninck-Quick Step, njoftoi se ai mund të dalë nga spitali brenda ditës së nesërme dhe se më pas do t'i duhet të kryejë një periudhë rehabilitimi. "Cannonball" u lëshua me shpejtësi të plotë në pistën belge, kur kampioni olimpik i specialitetit Lasse Norman Hansen u rrëzua pikërisht përpara tij, që goditi biçikletën e danezit dhe fluturoi në ajër përpara se të shembej keq në tokë. Përkujdesja ishte e menjëhershme, Cavendish arriti të ngrihej dhe të shkonte drejt një karrige, por më pas u nxor nga impianti me barelë kur gjendja e tij u duk e rëndë. "Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja - ishin fjalët e Peta Cavendish në Twitter menjëherë pas aksidentit -. Mark do ta kalojë natën në terapi intensive. Faleminderit stafit mjekësor që na ndihmoi dhe gjithashtu stafit të Deceuninck-Quick Step që vrapoi për të na ndihmuar mua dhe fëmijët".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI