Flash

Dëmtimi e pengoi të shkonte në Barcelonë, Renato Sanches thërret Milanin për në janar: “Jam gati”

Lapsi.al 22 November 2021
Dëmtimi e pengoi të shkonte në Barcelonë, Renato Sanches

Në aksin Lille-Milan janë transferuar, Rafael Leao dhe Mike Maignan dhe i radhës mund të jetë Renato Sanches. Mesfushori 24-vjeçar portugez ka folur për hipotezën Milan gjatë një interviste për L’Equipe dhe ka luajtur me karta të hapura: “Thjesht e di që jam gati, nëse vjen oferta do ta vlerësoj. Milani është një klub i madh, historik, me klas. Më pëlqen shumë”.

“Galtier (ish-trajneri i tij), donte një ekip kompakt dhe për këtë ai më përdori në krah, për t'u mbrojtur dhe sulmuar më mirë. Por pozicioni im është në mes të fushës, si numër 8”, shpjegoi Sanches gjatë intervistës dhe pikërisht për këtë arsye (si dhe për të djegur konkurrencën e Arsenalit) kuqezinjtë mund të përpiqen të përafrojnë ardhjen e tij në janar. Në fakt, Kupa e Afrikës do të luhet nga 9 janari deri më 6 shkurt dhe kuqezinjtë do të humbasin si Kessie ashtu edhe Bennacer për disa ndeshje.

Vlerësimi i mesfushorit të lindur në vitin 1997 është rreth 30 milionë euro, por duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale (në skadencë pas pak më shumë se një viti) ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak dhe, bruto, paga e tij peshon 5.5 milionë euro. Lamtumira e tij nga Lille ishte afër edhe në verë ("Ishte e kryer me Barcelonën. Mendoj se lëndimi shkatërroi gjithçka") dhe tani më në fund mund të materializohet: "A do të largohem në janar? E di që jam gati. Nëse vjen një ofertë ... "

Mesfushori kishte qenë tashmë në orbitën e kuqezinjve edhe në të kaluarën, në vitin 2016, kur ishte lojtari i ri më i mirë i Kampionatit Evropian. Dukej fillimi i një karriere të madhe, Bayern e bleu atë verë për 35 milionë + 10 bonus nga Benfica, por sezoni në Bavari ishte zhgënjyes: “Isha shumë i ri, por sot ndihem gati për një klub të madh”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI