Flash

Video/ Mourinho mban premtimin e këpucëve 800 euro: Felix Afena heq videon për një frazë ofensive

Lapsi.al 23 November 2021
Video/ Mourinho mban premtimin e këpucëve 800 euro: Felix Afena heq
Premtimi i mbajtur. José Mourinho i dhuroi Felix Afena-Gyan dhuratën e shumëpritur, pas dygolëshit të shkëlqyer me të cilin sulmuesi i ri ganez theu rezistencën e Genoas të Shevchenkos në Marassi. Special One i dorëzoi të preferuarit të tij një palë këpucë 800 euro për të cilat kishte folur në intervistën pas ndeshjes, por momenti i bukur u prish nga një zë në sfond. Në videon, fillimisht të publikuar dhe më pas të hequr nga Instagrami nga vetë Felix, dëgjohet qartë një koment i pavend: “Ka banane brenda”. Një fjali e shqiptuar nga një punonjës i verdhekuqve, që megjithatë, vetë lojtari më pas e përcaktoi si shaka: "Doja t'ju siguroja se nuk u ndjeva i ofenduar nga komentet në sfond dhe besoj vërtet se qëllimi nuk ishte racist". "Kam lexuar shumë komente për videon që më tregon mua dhe trajnerin në një moment të veçantë. Doja t'ju siguroja se nuk u ndjeva i ofenduar nga komentet në sfond dhe besoj vërtet se qëllimi nuk ishte racist": kështu është shprehur Felix Afena-Gyan në rrjetet sociale në lidhje me videon në fjalë. "Që nga dita e parë që mbërrita në Romë u prita nga të gjithë si një familje. Dhe djemtë bënin shaka me mua, ashtu si ndodh në një familje." Më pas ai u përpoq të shpjegonte arsyen e atij komenti të punonjësit të klubit: "Unë ha shumë banane - saktësoi ai - dhe ne bëjmë shaka me këtë ndonjëherë dhe, për këtë arsye, e keni dëgjuar atë koment. Këtu në Romë ndihem si në shtëpi që kur mbërrita. Mendoj se njerëzit patën idenë e gabuar për atë që ndodhi dhe dëgjuan."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46