Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Leje nga qeveria për operacionin e rritjes së gjoksit e drogë, ish-dashnorja kubane: "Maradona më përdhunoi"

Lapsi.al 23 November 2021
Leje nga qeveria për operacionin e rritjes së gjoksit e drogë,

“Është e vështirë të jesh në atdheun e tij, të shohësh se ai është kudo dhe se ai është një idhull, dhe në të njëjtën kohë të ndjesh brenda vetes se ke një kujtim shumë të keq për të si person”. Gjatë një konference shtypi të tejmbushur në Buenos Aires, 37-vjeçarja kubaneze Mavys Alvarez Rego, e shoqëruar nga avokatët e saj Gaston Marano dhe Marcela Carmen Scotti, përsëriti akuzat kundër Diego Armando Maradonës, përvjetori i parë i vdekjes së të cilit përkon të enjten.

Të enjten e kaluar gruaja, e ardhur nga Kuba, u dëgjua në lidhje me hetimin penal për shkaqet që cuan në fundin e ish-Pibe de oro, që ishte i dashuri i saj në Kubë nga viti 2000 (kur ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç) deri në vitin 2005”. Në atë periudhë reshta së qeni vajzë e vogël dhe më duhej të kaloja nëpër fazat e jetës - tha Alvarez - Papritmas u bëra grua dhe më vodhën pafajësinë që kisha. Isha 16 vjeç dhe kisha filluar të pija dhe të merrja drogë”.

Gruaja më pas përsëriti se ishte Maradona që e futi atë në rrugën e këtyre praktikave, në kohën kur kalonte periudha në Kubë gjatë të cilave, teorikisht, duhej të kuronte varësitë e tij. "Ai më fitoi me fraza dhe lule - tha përsëri gruaja -, pastaj pas disa muajsh filloi të ndryshonte gjithçka dhe unë e doja dhe në të njëjtën kohë e urreja. Më erdhi në mendje edhe vetëvrasja".

Pasi thkesoi se “ai më ofronte vazhdimisht kokainë”, gruaja akuzoi ish-kampionin se e detyronte të bënte seks kundër dëshirës së saj. “Njëherë mamaja ime trokiti në derë – tha ajo dukshëm e trazuar – por Diego nuk e la të hynte, më vuri dorën në gojë dhe më përdhunoi”. Pas episodeve të tjera të dyshuara të dhunës, gruaja tregoi edhe se Maradona e mori atë nga Havana në Buenos Aires, falë një leje të veçantë nga qeveria kubaneze, për t'iu nënshtruar një operacioni për të zmadhuar gjoksin e saj "sepse atij i pëlqenin të mëdhenj" dhe rikuperimin e vuajtur post-operativ "pa ndihmën adekuate".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46