Flash

Video seksi e shantazhi i Valbueba, del vendimi: Benzema një vit burg me pezullimin me kusht

Lapsi.al 24 November 2021
Video seksi e shantazhi i Valbueba, del vendimi: Benzema një vit burg me

Më shumë se 6 vite që nga fillimi i historisë së "sex tape", më në fund ka ardhur vendimi për Karim Benzema. Gjykata Penale e Versajës Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madrid për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuena, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.

Në arsyet që çuan në këtë vendim, Gjykata e Versajës sqaron se biseda që Benzema bëri me Valbuenën përbën në vetvete një ndërhyrje të “qëllimshme” në mënyrë që futbollisti të paguante për të parandaluar transmetimin e videos me “pullë të kuqe”. Avokati i lojtarit ka bërë të ditur tashmë ankesën: "U njoftua qartë nga gjykata se Benzema nuk ishte në dijeni të manovrave paraprake. (...) Jemi mjaft të habitur nga ky gjykim. Apelimi tashmë ka filluar: do të pastrohet pas kërkesës sonë”.

Avokati i lojtarit ka bërë të ditur tashmë ankesën: “Jemi mjaft të habitur nga ky gjykim. Apelimi tashmë ka filluar.Katër të pandehurit e tjerë, Axel Angot, Mustapha Zouaoui, Younes Houass dhe Karim Zenati u shpallën gjithashtu fajtorë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI