Flash

Përvjetori i Maradonës, e bija nuk harron: "Kam nevojë për drejtësi"

Lapsi.al 24 November 2021
Përvjetori i Maradonës, e bija nuk harron: "Kam nevojë
Një letër drejtuar babait të saj në Instagram pak orë nga përvjetori i parë i vdekjes. Giannina Maradona i drejtohet me dashuri të madhe e mallëngjyese Diegos, pa harruar të gjitha hijet që lidhen me ndarjen e tij nga jeta. Ky është një fragment nga fjalët e tij: "Më pushton dëshpërimi dhe vulnerabiliteti, ndihem e thyer. Forcat që jam e detyruar të kem, më lënë sikur nuk mund të marr frymë. Kam nevojë për drejtësi për largimin tënd të papritur. Nuk mund të vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Është shumë për mua”.
"Mijëra fronte të hapura, mijëra armiq që gjuajnë me raketa - vazhdon Giannina - dhe ata të zakonshmit që vazhdojnë të na lëndojnë, ne që jemi akoma këtu. Unë shikoj djalin tim Benja dhe gjithçka më dhemb akoma më shumë. Të jetosh pa ty është më e lodhshme çdo ditë. Mendoj për ty, të ndjej, të shoh në ëndërr, nuk jam një shembull dhe bëj cfarë mundem. Më fal për situatat që të është dashur të shohësh. Ka ikur koha për të më dhënë të drejtë, por është e kotë nëse ti nuk je më. Të dua shumë dhe do të të dua derisa të takohemi përsëri. Faleminderit që më mbeshtet nga atje lart. Faleminderit për këto gjëra dhe faleminderit për familjen tënde të admiruesve që më bëjnë të ndihem pak më afër teje".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI