Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Video/ Europa League, Spartak "ngrin" Napolin: në Moskë përfundon 2-1 kualifikimi në rrezik

Lapsi.al 24 November 2021
Video/ Europa League, Spartak "ngrin" Napolin: në Moskë

Napoli shembet në Moskë dhe rrezikon seriozisht kualifikimin për në raundin e 1/8 të Europa League. Napolitanët humbën 2-1 ndaj Spartak, të rrëzuar nga dygolëshi i Sobolevit në pjesën e parë (në minutën e 3' me penallti për faull të Lobotkës dhe në të 28' me kokë). Elmas ngushtoi diferencën në pjesën e dytë, por sulmi final nuk solli barazimin: për të mos dalë jashtë në fazën e grupeve, do të jetë vendimtare ndeshja kundër Leicester në Maradona në ditën e fundit.

Në ndeshjen e vetme të këtij raundi të Europa League të mërkurën, në Moskë, Napoli i komplikoi vetes jetën dhe humb një tjetër herë kundër skuadrave modeste, por që i luajtën më mirë shanset e tyre. E ndërkohë, skuadra e Spalletti i dhuroi një pjesë loje kundërshtarëve e, kur mori ndeshjen nën kontroll, gjeti përballë një portier të shkëlqyer, Selikhov. Tani rrugëtimi për kualifikimin në 16 më të mirët komplikohet. Duke pritur të shohin se cfarë do të ndodhë të enjten në Leicester-Legia duket sikur do të jetë e nevojshme një fitore kundër anglezëve, për tu kualifikuar e ndoshta edhe si vend i parë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46