Flash

Video/ Inter një hap larg kualifikimit pas 10 vjetësh, Ajax me pikë të plota: dygolëshat vendosin dy ndeshjet e para

Lapsi.al 24 November 2021
Video/ Inter një hap larg kualifikimit pas 10 vjetësh, Ajax me

Interi ka mposhtur 2-0 Shakhtar Donetsk dhe gjendet një hap larg kualifikimit për në 1/8 e Champions League. Zikaltrit në San Siro dominuan që në minutat e para, shpërdoruan shumë, por në fund triumfuan me dygolëshin e Dzekos (61' dhe 67'). Për zikaltrit do të mjaftojë që Sherifi të mos mposhtë Real Madridin për të kaluar. Ajax në anën tjetër mbetet me pikë të plota pas 1-2 në Turqi kundër Besiktas. Edhe aty vendosi një dygolësh, ai i Haller.

GRUPI C

Haller konfirmon veten si sulmuesi surprizë i këtij edicioni të Champions League. Lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi një dygolësh në Stamboll dhe shtyu Ajaxin e tij në 2-1 me përmbysje kundër Besiktas, të mbetet me pikë të plota, i sigurtë në vendin e parë. Haller ngjitet në kuotën e nëntë golave duke arritur Leëandoëskin në krye të golashënuesve më të mirë. Turqit kaluan në avantazh në minutën e 22-të me penalltinë e Ghezzal, holandezët parakaluan në pjesën e dytë dhe qëndruan në pikë të plota, duke fituar grupin dhe duke eliminuar kundërshtarët.

GRUPI D

Interi nuk dështon në provën e zjarrit dhe pas fitores ndaj Napolit, ia doli mbanë edhe mallkimit të Shakhtarit. Një dygolësh nga Dzeko vendosi sfidën në pjesën e dytë, kur fantazma e të katërtit 0-0 radhazi mes dy skuadrave (në tre të mëparshmet, 66 goditje në total, nga të cilat 43 të zikaltërve) bëri të mendohet për një tjetër komplikim të pamenduar. Në pjesën e parë skuadra e Inzaghit shpenzoi sërisht të paimagjinueshmen. E ndërkohë, Interi fitoi dhe bindi dhe për të arritur në 1/8 e Ligës së Kampionëve - që mungojnë prej dhjetë vitesh - do të mjaftojë që Reali të mos humbasë në shtëpinë e Sherifit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI