Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Video/ Mura turpëron Conten: Tottenham shembet në minutën e 94’ dhe rrezikon eleminimin

Lapsi.al 25 November 2021
Video/ Mura turpëron Conten: Tottenham shembet në minutën e

Tottenham shembet në mënyrë sensacionale në Conference League dhe ka gjasa të largohet që në grupe. Në javën e pestë, të besuarit e Antonio Contes mposhten 2-1 në fushën e modestes Mura, që kaloi në avantazh në start me golin e Horvat. Spurs, me dhjetë lojtarë që nga minuta e 32 për shkak të kartonit të kuq të Sessegnon, barazuan në pjesën e dytë me Kane, por u dorëzuan në minutën e 94 nga kundërsulmi i Marosas. Kundër Rennes (tashmë i pari) do të luajnë shansin për të qëndruar në Evropë.

Turpërohet Antonio Conte që mundet 2-1 në fushën e Muras, që kishte humbur gjithmonë deri në këtë ndeshje, por mund ti ketë dhënë goditjen eleminuese tani anglezëve. Sllovenët befasuan Spurs në minutën e 11', kur Horvat dribloi Sanchezin me një finte, duke mos i lënë më pas asnjë mundësi Gollinit. Spurs reaguan por shpërdoruan me Gil dhe në minutën e 32 mbetën me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Sessegnon, i cili mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të pakujdesshme. Pavarësisht inferioritetit numerik, Tottenham në pjesën e dytë shënoi 1-1 në minutën e 72 me goditjen e Kane në sugjerimin e Lucas Moura. Britanikët kërkuan suksesin dhe u shtynë përpara, duke lënë hapësira në kundërsulm. Në të 94' Marosa shfrytëzoi rastin për t'u arratisur dhe ndëshkoi Gollinin me një goditje të devijuar edhe nga ndërhyrja e një mbrojtësi. Tani skuadra e Contes do të luajë për vendin e dytë (i vlefshëm për play off kundër një nga të tretat e Europa League) kundër Rennes, i cili aritmetikisht është i pari dhe u kualifikua me 3-3 ndaj Vitesse. Holandezët kanë të njëjtat pikë me Tottenhamin dhe do të luajnë në shtëpi ndaj Muras.

Group E Europa Conference League

Maccabi Haifa 0-1 Union Berlin

Slavia Prague 2-2 Feyenoord

Group F Europa Conference League

Lincoln Red Imps FC 0-4 FC Copenhagen

Slovan Bratislava 0-0 PAOK FC

Group G Europa Conference League

Mura 2-1 Tottenham Hotspur

Rennes 3-3 Vitesse

Group H Europa Conference League

Kairat Almaty 2-3 Basel

Qarabag FK 2 -2 Omonia Nicosia

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46