Flash

"Skënderbeu vetëm mbrohet": Shehi i kundërvihet Memellit dhe pranon problemin e Ngo'o

Lapsi.al 27 November 2021
"Skënderbeu vetëm mbrohet": Shehi i kundërvihet

“Memelli? Të rrish të merresh me deklarata e njërit dhe tjetrit është e drejtë e gjithsecilit të shprehet. Është e vështirë të luash kundër Skënderbeut që është një skuadër gjithë kohën në mbrojtje dhe shfrytëzon dy lojtarë për kundërsulm". Mërzia e një barazimi që rihap kampionatin nuk i ka humbur dëshirën për replikë Orges Shehit, që kishte si qëllim të evidentonte sjelljen e skuadrës së Memellit, që pretendoi se humbi dy pikë. Rezultati i dytë radhazi zhgënjyes për Tiranën, të cilën tekniku Shehi i jep edhe arsyen: "Asgjë nuk ka ndryshuar te ekipi, na janë shtuar mungesat. Jemi profesionistë dhe futbolli ka edhe humbje e barazime. Mos harrojmë që jemi në vend të parë, kemi marrë pikë dhe në futboll të gjitha rezultatet janë të pranishme, edhe pse duam t’i fitojmë të gjitha".

Forma e dobët e Ngo'o dhe mungesa e finalizimit ka bërë që tekniku të detyrohet tashmë të pranojë se nuk ka alternativa të tjera: "Po ta shohim me gjakftohtësi se çfarë bën në fushë, është në rritje. Ishte një ndeshje me shumë kundërshtarë në zonë, na duhej deri në fund. Ai është i rrezikshëm për të ndryshuar lojës më shumë se të gjithë ata që kemi në stol - shpjegoi tekniku që "qan" mungesën e Xhixhës të dëmtuar -. "Ishte i domosdoshëm sidomos në këtë ndeshje, mos të harrojmë periudhën e vështirë që ka kaluar. Ne kërkojmë më shumë, edhe ai kërkon më shumë nga vetja. Por ndonjëherë kur forma fizike nuk përgjigjet, bëhet e vështirë. Ne kemi fituar edhe me Majkëll, edhe pa të. Po të kishim Xhixhën besoj se do të ishim më efikas dhe nuk do të ndryshonim javë pas jave".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46