Flash

Një skuadër e madhe do ti mungojë Katar 2022, Mancini: "Nuk ishte ndonjë farë shorti, mund të shkonte më mirë"

Lapsi.al 27 November 2021
Një skuadër e madhe do ti mungojë Katar 2022, Mancini: "Nuk

Roberto Mancini ka komentuar shortin e play-off-it për Botërorin 2022 dhe, ndonëse i buzëqeshur, nuk e fsheh shqetësimin. "Nuk është një short i madh, mund të ishte pak më i mirë - tha trajneri i të kaltërve - Si ne ashtu edhe Portugalia do të duhet të mposhtim Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë dhe duke qenë një ndeshje teke ka gjithmonë gracka. Ne jemi pozitivë. Ashtu si ne do të kishim evituar me kënaqësi Portugalinë, edhe ata do të na kishin shmangur me gjithë qejf, nuk ka dyshim”. Maqedonia e Veriut është kundërshtari i parë. "Maqedonia e Veriut bëri një fushatë të mirë kualifikuese në grup, do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe dhe pastaj do të shohim se ku do të luajmë finalen - tha ai për Rai Sport - Për ne do të jetë e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, është gjëja më e rëndësishme”.

Rruga e kombëtares italiane të futbollit drejt Kupës së Botës në Katar do të kalojë përmes play-off që do të luhet në mars 2022, ashtu si edhe për Portugalinë: cështja është se të dy kombëtaret janë shortuar në të njëjtin minigrup ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në gjysëmfinalen e parë kampionët e Europës do të luajnë me maqedonasit, ndërsa Cristiano Ronaldo do të përballet me Turqinë. Fituesit ndeshen me njëri-tjetrin.

PËRPLASJET NË PLAYOFF (gjysëmfinalet në 24 mars; finalet në 29 mars)

Gjysëmfinale 1: Skoci-Ukrainë

Gjysëmfinale 2: Uells-Austri

Finale: Fituesja 2 - Fituesja 1

Gjysëmfinale 3: Rusi-Poloni

Gjysëmfinale 4: Suedi-Rep. Ceke

Finale: Fituejsa 3- Fituesja 4

Gjysëmfinale 5: Itali-Maqedonia e Veriut

Gjysëmfinale 6: Portugali-Turqi

Finale: Fituesja 6 - Fituesja 5

-

RREGULLORJA

- Raundi i dyfishtë i playoff do të luhet me një ndeshje të vetme, gjysmëfinalja në shtëpinë e kombëtares me renditjen më të mirë të FIFA-s (nëntëdhjetë minuta dhe mundësisht shtesë dhe penallti).

- Gjysmëfinalja do të luhet më 24 mars 2022 ndërsa aktet finale, të kombinuara me gjysmëfinalet që në momentin e shortit, do të luhen më 29 mars në shtëpinë e njërit prej dy pretendentëve në bazë të shortit.

-Ukraina dhe Rusia nuk mund të shortoheshin bashkë.

DATAT

Gjysëmfinalet e playoff: të enjten 24 mars 2022

Finalet e playoff: të martën 29 mars 2022

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46