Flash

Video/ Në Korçë ndalet edhe Tirana, rihapet kampionati: Skënderbeu barrierë për të gjithë kryesuesit

Lapsi.al 27 November 2021
Video/ Në Korçë ndalet edhe Tirana, rihapet kampionati:

Ishte ndeshja që Tirana duhet ta shfrytëzonte për tu shkëputur në renditje, por në Korcë bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se 0-0, duke ndalur hapin për të dytën ndeshje radhazi, gjë që i lejon Kukësit, në rast fitore me Egnatian nesër të afrohet në vetëm 1 pikë.

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës e luajtur në Korçë, me skuadrën e Memellit që pasi mposhti Kukësin e ndali Teutën përsëritet edhe kundër të besuarve të Shehit, që vazhduan të mos kishin në fushë shërbimet e Xhixhës. Një ndeshje e luftuar në mesfushë, por pa shumë raste shënimi, kur pikat më të nxehta ishin pretendimet për penallti një për secilën skuadër. Nuk munguan as kontestimet për penallti, ku në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit, ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro.

Dumfur e Mensah shpërdoruan rastet për bardhekuqtë, ndërsa Seferi, Ngo'o e Totre nuk arritën të ndëshkojnë prapavijën korcare dhe një Rexhepi gjithnjë të kujdesshëm që arriti të ndalë kryesuesit. Tirana bëri një tjetër hap fals, pas humbjes së parë në kampionat me Kukësin, duke lejuar rikuperimin e pikëve shumë të rëndësishme, që i kanë dhënë tjetër drejtim kampionatit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46