Flash

Vidal luante derbin në San Siro, hajdutët "luanin" në shtëpinë e tij: lamtumirë Mercedes, të paktën shpëtoi Ferrari

Lapsi.al 28 November 2021
Vidal luante derbin në San Siro, hajdutët "luanin" në

Mesfushori i Interit dhe kombëtares kiliane, Arturo Vidal, është mes të grabiturve nga hajdutët që kishin shënjestruar shtëpitë në Comasco. Siç raporton 'La Provincia di Como', në mbrëmjen e derbit Milan-Inter, të datës 7 nëntor, disa të panjohur arritën të hyjnë në vilën e Vidal, në Villaggio del Sole, në kodrën rezidenciale të San Fermos, jo shumë larg qytetit, në kohën kur futbollisti ishte larg shtëpisë, duke qenë i impenjuar në San Siro.

Hajdutët duket se kanë vepruar pikërisht në intervalin mes orës 20:45 dhe 21:15, ndërsa zhvillohej derbi i Milanos. Në oborr Vidal kishte një Ferrari 448 Spider, një Brabus Amg G700 të zi, një automjet fuoristradë Mercedes që kushton rreth 400,000 euro, një Volvo XC90, Panda e tij e re jeshile e lehtë 4x4 dhe një Panda të vjetër.

Sipas gazetës, hajdutët u përpoqën të merrnin edhe Ferrarin, por nuk ia dolën, ndaj zgjodhën fuoristradën Mercedes që arritën të vidhnin. Ata kanë thyer edhe xhamin, kanë kthyer shtëpinë përmbys dhe kanë marrë flori dhe bizhuteri. Plaçka që kanë grabitur është veçanërisht e madhe. Karabinierët e Rebbios, që kanë ndërhyrë pasi kanë marrë denoncimin nga lojtari, po punojnë në lidhje me valën e vjedhjeve që ka goditur prej disa javësh atë zonë të banuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46