Flash

Formula 1 humb një nga më të mëdhenjtë: ndahet nga jeta Frank Williams, themeluesi legjendar i skuderisë

Lapsi.al 28 November 2021
Formula 1 humb një nga më të mëdhenjtë: ndahet nga jeta
Bota e F1 është në zi për vdekjen e Sir Frank Williams. Themeluesi i skuderisë me të njëjtin emër, një nga figurat më përfaqësuese të Cirkusit, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Njoftimi është bërë nga vetë skuderia. “Me pikëllim të madh, në emër të familjes Williams, konfirmojmë vdekjen e Sir Frank Williams, themeluesit dhe ish-drejtorit të ekipit të Williams Racing”, thuhet në shënim. Williams u shtrua në spital të premten dhe vdiq të dielën në mëngjes. Williams kishte themeluar Frank Williams Racing Cars në 1966 pas një karriere të shkurtër si pilot dhe mekanik. Në 1977, ai njoftoi formimin e Williams Grand Prix Engineering, që ende konkurron në F1. Ai ka vepruar si udhëheqës i ekipit që nga formimi i tij deri në shtator 2020. "Williams është shumë i pikëlluar nga vdekja e themeluesit të saj, Sir Frank Williams - komentoi CEO i ekipit të Grove, Jost Capito -. Sir Frank ishte një legjendë dhe një ikonë e sportit tonë". "Vdekja e tij përfaqëson fundin e një epoke për ekipin tonë dhe për F1 - vazhdoi ai -. Ai ishte unik, një pionier i vërtetë. Pavarësisht se u përball me vështirësi të rënda në jetën e tij, ai udhëhoqi ekipin tonë për të fituar 16 tituj botërorë, duke na bërë një ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit”. "Vlerat e tij, të tilla si integriteti, puna në grup dhe pavarësia dhe vendosmëria e fortë, mbeten thelbi moral i ekipit tonë dhe përfaqësojnë trashëgiminë e tij, siç është emri i familjes Williams, nën të cilën ne drejtojmë me krenari - përfundoi ai -. Ne i qendrojmë pranë familjes Williams në këtë moment të vështirë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46