Flash

Sakrifica e bukur e Brentford: nuk ndryshon fanellë për t'i kursyer paratë tifozëve

Lapsi.al 28 November 2021
Sakrifica e bukur e Brentford: nuk ndryshon fanellë për t'i
Një vendim i guximshëm. E revolucionar. Brentford ka njoftuar se do ta mbajë fanellën për ndeshjet në shtëpi edhe për sezonin e ardhshëm. Arsyeja? Kursimi i parave të tifozëve dhe mbrojtja e mjedisit. Ndërkohë që skuadrat e tjera ndryshojnë uniformat nga viti në vit, Brentford, i sapopromovuar në Premier League dhe +4 nga zona e rënies, ka vendosur t'i zgjasë jetën fanellës së tyre "të shtëpisë" e cila kushton 49 dollarë dhe është e prodhuar nga Umbro. Kjo fanellë do të vishet nga Jansson dhe shokët e tij të skuadrës edhe për sezonin 2022/23. Administratori i deleguar i klubit bardhekuq, Jon Varney, është shprehur: "Respekti, progresi dhe solidariteti janë tre vlerat tona themelore. Ne besojmë në futbollin brenda mundësive të tifozëve tanë dhe jemi të vetëdijshëm për nevojën që loja të fokusohet më shumë në qëndrueshmëri". Impakti i zgjedhjes? "Reduktimi i cikleve të prodhimit të një fanelle është një hap për të ndihmuar mjedisin. E tifozët tashmë na kanë thënë se janë në favor të kursimeve që do të kishin nga një fanellë e vetme për dy sezone." Fanellat e tjera të klubit do të prodhohen dhe tregtohen rregullisht: "Ne e dimë se shumë prej tifozëve tanë duan të kenë tre fanella të reja çdo sezon. Dhe momenti kur ne zbulojmë fanellat është gjithmonë shumë i pritur. Prandaj, edhe pse fanella e shtëpisë do të mbetet e njëjtë, konfirmoj që tani, se do të kemi një fanellë të dytë dhe të tretë të re për sezonin 2022/23”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46