Flash

“Pështyu në dorë dhe më kapi të pasmet”: Policia identifikon personin që ngacmoi seksualisht gazetaren

Lapsi.al 29 November 2021
“Pështyu në dorë dhe më kapi të pasmet”:

Policia ka identifikuar tashmë tifozin, i cili pas ndeshjes Empoli-Fiorentina të 27 nëntorit, ngacmoi seksualisht gazetaren sportive Greta Beccaglia, që ishte në transmetim direkt. "Në fillim pështyu në dorë e pastaj më qëlloi në të pasmet aq sa më dhembi", ka thënë ajo në lidhje me njeriun me kapuc që e preku në vendet intime. Ai është një 45-vjeçar banues në Ankona. Komisariati i Empolit ka kombinuar pamjet e marra në televizionin toskan me filmime të tjera si dhe me videosurvejimin e objektit sportiv.

Në ditët në vijim gazetarja mund të dëgjohet në polici si palë e ofenduar. Falë denoncimit, kanë bërë të ditur nga policia, do të jetë më e lehtë të identifikohen edhe tifozët e tjerë që kanë ngacmuar gruan, në të njëjtën rrethanë, jashtë stadiumit Castellani, në anën e daljes së tifozëve viola. Kamerat kanë bërë të mundur filmimin e përgjegjësit për ngjarjen e shëmtuar teksa kalonte nëpër kthesat e daljes.

Ndërkohë, Shoqata e Shtypit Toskan dhe Gazetarët Sportiv Ttscano - Ussi Group janë gati të ngrenë një padi civile nëse nis një procedim kundër personit përgjegjës. Presidenti i AST, Sandro Bennucci dhe ai i grupit të gazetarëve sportivë, Franco Morabito, shprehën solidaritetin e tyre me Greta Beccaglia dhe përsëritën kërkesën e dënimit për gjestin e pahijshëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46