Flash

Ronaldo i tërbuar me France Football: "Nuk jam kundër Messit, fitoj për veten time e për klubin tim"

Lapsi.al 29 November 2021
Ronaldo i tërbuar me France Football: "Nuk jam kundër Messit,

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer zemërimin e tij e në shënjestër ka Pascal Ferré, kryeredaktorin e France Football, revista që dorëzon Topin e Artë. "Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të mbyllë karrierën e tij me më shumë Topa të Artë se Messi, e di sepse ma ka thënë”, deklaroi Ferré disa ditë më parë. Po ai, në lidhje me mungesën e portugezit në ceremoninë në Paris ka folur për “gjoja karantinë.” Por në momentin e dhënies së çmimit prestigjioz, të cilën e ka fituar pesë herë, CR7 ka dashur të sqarojë gjithçka me një postim në Instagram.

“Gjithmonë dua t'i përgëzoj ata që fitojnë, brenda sportit dhe lojës së ndershme që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për ata që më duan të mirën - ka shkruar portugezi - Unë nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren e vendit tim ".

Dhe sërish: “Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë apo duan të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi të tillë prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, me mungesë respekti absolut për atë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë. Dhe ai gënjeu përsëri sot, duke justifikuar mungesën time në Gala me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të ekzistojë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46