Flash

Covid i mbyll dyert Allianz Arenës: Bayern mund të mbetet pa tifozë në sfidën e Champions ndaj Barcelonës

Lapsi.al 30 November 2021
Covid i mbyll dyert Allianz Arenës: Bayern mund të mbetet pa

Në Bavari kthehet paniku i mbylljes për shkak të Covid-19. Rritja e fortë e infektimeve mund të detyrojë qeverinë gjermane të marrë një vendim të ri në lidhje me masat, që shkon drejt shtrëngimit të tyre për përballimin e Pandemisë. Nuk shpëton në këtë rast as futbolli dhe rreziku është që sfida e Ligës së Kampioneve, Bajern i Mynih – Barcelona, e parashikuar për t’u luajtur më 8 dhjetor në “Alianz Arena” të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Dhe kjo, më tepër se thjesht një hipotezë, është real si fakt, ndërsa guvernatori i Bavarisë, Markus Soder, në fakt, ka paralajmëruar se do t’i ndalojë tifozët të marrin pjesë në ndeshje, edhe pse nuk ka ende një marrëveshje për ta bërë në nivel kombëtar. Nuk është specifikuar ende se kur masat e reja do të hyjnë në fuqi, por ndeshja e ardhshme në shtëpi e Bajern Mynih është pikërisht ajo për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.

Kampionët e Gjermanisë të shtunën në ora 18:30 do të jetë si vizitorë përballë Borusias së Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërmbëdhjetë të kampionatit. Një ndeshje që Levandovski dhe shokët e tij do të mund të jenë të detyruar ta luajnë pa mbështetjen e tifozëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46