Flash

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe Fair-Play Financiar: ekspertët sjellin në Tiranë përvojën më të mirë të së drejtës sportive

Lapsi.al 30 November 2021
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe Fair-Play Financiar: ekspertët sjellin

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Çështje të Zgjedhura Procedurale dhe Fair-Play Financiar”, ishte tema e një takimt të programuar në kuadër të politikave të federatës Shqiptare të Futbollit për shkëmbimin e dijes mes organeve juridike të FSHF dhe atyre të UEFA-s. Në workshop, ku morën pjesë figura të njohura të së drejtës sportive në Europë dhe në Shqipëri, u trajtuan, nga lektorët ndërkombëtarë, specifikisht disa çështje me natyrë procedurale dhe themelore të arbitrazhit në KAS, pranueshmërisë së padive, ndihmën juridike falas dhe fair-play-n financiar, ndërkohë që të pranishmit kanë pasur mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide mes tyre.

Në këtë workshop merrnin pjesë anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, anëtarët e Komisionit të Apelit, DHKZK dhe Komisionit të Licencimit si dhe juristë e përfaqësues të klubeve anëtare të FSHF-së: "Drejtësia sportive tashmë është konsoliduar edhe brenda organeve vendimmarrëse të FSHF-së ndonëse jashtë federatës ajo le ende për të dëshiruar. Së dyti në nivel njohjesh ky workshop duhet të shërbejë për klubet tona anëtare si urë lidhjeje me ekspertët e huaj për të shkëmbyer eksperienca dhe pse jo, për të vendosur bashkëpunime në të ardhmen”, – tha zv/presidenti i FSHF-së Libohova.

Ky workshop është i dyti që u organizua në Tiranë pas atij të janarit 2019 dhe shërbeu gjithashtu si një lloj platforme për krijimin e kontakteve mes profesionistëve të së drejtës sportive.

https://youtu.be/FlYoH5fNjuY

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI