Flash

I mungon viza: debutimi i Ragnick te Manchester United mund të dështojë

Lapsi.al 30 November 2021
I mungon viza: debutimi i Ragnick te Manchester United mund të

Në Manchester asgjë nuk shkon si duhet, edhe tani që e gjetën trajnerin për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer. I pritur të enjten në pankinën e Manchester Utd për ndeshjen kundër Arsenal, në Old Trafford, e vlefshme për Premier League, debutimi i trajnerit gjerman Ralf Rangnick mund të shtyhet për disa ditë.

Pasardhësi i Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka ende të gjitha vizat e nevojshme për të hyrë në Britaninë e Madhe dhe për të ushtruar profesionin e tij. Kjo ka ndodhur për shkak të formaliteteve klasike administrative, të lidhura me lejen e punës, por edhe për kufizimet e reja të shkaktuara nga Covid-19. Drejtuesit e klubit të Mançesterit saktësojnë "të punohet me qetësi dhe kujdes për të marrë vizën për Ralfin, në përputhje me të gjitha rregulloret dhe protokollet përkatëse. Këto janë procese që duhen ndjekur dhe ne po e bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur".

Në këtë pikë debutimi i Rangnick mund të vijë të dielën kundër Crystal Palace, ndërsa pasnesër Michael Carrick do ta drejtojë skuadrën nga pankina. “Ndërsa klubi ndjek procesin e vizave të punës të Rangnick, Carrick do të vazhdojë të drejtojë ekipin”, saktësoi United.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46