Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Video/ Dybala e dërgon penalltinë në qiell, por Juventus kthehet te fitorja: Verona përplaset me portierin e Cagliarit

Lapsi.al 30 November 2021
Video/ Dybala e dërgon penalltinë në qiell, por Juventus kthehet

Juventus kthehet tek fitorja në javën e 15 të Serie A, duke mposhtur Salernitanën 2-0, duke lënë pas disfatat me Chelsea e Atalantën. Bardhezinjtë dominuan pjesën e parë dhe morën avantazhin në minutën e 21 me Dybalan, përpara se VAR të anulonte golin e Chiellinit (për pozicion jashtë loje të Kean). Në pjesën e dytë, kampanët ishin të pafat, kur e majta e Ranierit goditi shtyllën (58'). Gjërat Allegri i vuri në siguri me devijimin e Moratas, i sapofutur në lojë (70'). Për tu shënuar edhe penalltia në qiell e Joyas (94'). Në ndeshjen tjetër, Cagliari gjeti barazimin e tretë radhazi dhe mundohet ta ndërtojë shpëtimin me hapa të vegjël. Djemtë e Mazzarrit duhet të kënaqen me 0-0 në fushën e Veronës, duke u mbrojtur pothuajse për të gjithë kohëzgjatjen e ndeshjes. Venetët shtynë mbi të gjitha në pjesën e dytë dhe iu afruan suksesit me rastin e Simeones dhe shtyllën e Dawidowicz, por portat mbetën të paprekura. Sardët tani nuk janë më të fundit, Hellas ngjitet në 20 pikë.

SALERNITANA 0-2 JUVENTUS

Juventus nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe, pas dy humbjeve radhazi me Chelsean dhe Atalanta, në Arechi rrëmben fitoren 2-0 ndaj Salernitanas. Dybala shënoi golin e katërt në kampionat, duke pagëzuar ndeshjen pas 21 minutash, Morata dyfishoi, me vetëm katër minuta në fushë, në të 70 duke siguruar rezultatin. Spanjolli rikthehet të shënojë pas më shumë se dy muajsh, duke u konfirmuar i pamëshirshëm ndaj të sapograduarve në Serie A (ky është goli i tij i nëntë në 18 sfida). Në fund, Dybala humbi në mënyrë flagrante 3-0, duke ngritur në qiell një penallti në kohën shtesë. Salernitana konfirmohet alergjike në Arechi: këtë sezon ajo ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e saj në shtëpi. Bardhezinjtë kështu mbeten të lidhur me Fiorentinën dhe gjithmonë në - 7 nga zona e Champions.

VERONA 0-0 CAGLIARI

Pas drithërimës së parë të firmosur nga Caprari, Cagliari, i vendosur mirë në prapavijë, arrin të menaxhojë sulmet e Hellas, i rrezikshëm me goditjen e dënimit të Veloso. Pjesa e dytë Simeone, i liruar nga Faraoni, humbi mundësinë më të pastër përballë Radunoviç. Cagliari kundërsulmoi vetëm në një rast (rikuperim i madh i Velosos ndaj Nandez) dhe më pas vuajti deri në fund. Por është ende Radunoviç, lojtari më i mirë në fushë, ai që i tha jo Barakut dhe Lasagnas, ndërsa shtylla i dha një dorë në goditjen me kokë të Dawidowicz. Përfundoi 0-0 në Bentegodi mes Veronës dhe Cagliarit dhe është një pikë e fituar për sardët. Skuadra e Tudor krijoi më shumë sidomos në pjesën e dytë, por u përplas me një Radunoviç, i promovuar si zëvendës Cragnos, por heroi i mbrëmjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI