Flash

Hyjnesha italiane fiton 200 metrat e fundit dhe tërhiqet mes lotëve: "E rëndësishme ta mbyllja kështu"

Lapsi.al 30 November 2021
Hyjnesha italiane fiton 200 metrat e fundit dhe tërhiqet mes lotëve:
'Last Free 200'. Kështu Federica Pellegrini e kishte pagëzuar në rrjetet sociale garën e saj të fundit, të 200 metra stil i lirë në karrierë, atë që u zhvillua sot në Riccione dhe që vlente për kampionatin italian në pishinë të shkurtër. Hyjnesha e notit italian donte ta përfundonte në mënyrën më të bukur dhe mbajti fjalën, pasi përfundoi në vendin e parë. Menjëherë pas përfundimit të garës, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe bëri një ovacion të gjatë për kampionen finaliste në pesë edicione të ndryshme të Olimpiadës, e cila duke iu drejtuar publikut ndërsa ishte ende në pishinë, u përkul dhe bëri gjestin e zemrës me duar. "Kisha arritur limitin, isha në prag të një krize nervash. Në fakt më duhej të mbaja lotët gjatë prezantimit. Ishte bukur." Kështu, është shprehur Federica Pellegrini në mikrofonin e Rait, menjëherë pasi kishte zhvilluar garën e saj të fundit në karrierën e saj: “Për mua ishte shumë e rëndësishme ta përfundoja kështu këtu, të kisha mundësinë të kisha pranë familjen time”, shtoi Pellegrini.
Lotë dhe emocion para zhytjes për garën e fundit në karrierë dhe më pas triumfi për Federican, e cila la pishinën nën duartrokitjet e stadiumit të notit në Riccione. Të pranishëm në tribuna edhe babai Roberto dhe nëna Cinzia, që gjithashtu u emocionuan.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46