Flash

Xhudistja e rrahur nga partneri e ish-trajneri: "Pashë vdekjen me sy, më përplasi përtokë e ishte i dehur"

Lapsi.al 1 December 2021
Xhudistja e rrahur nga partneri e ish-trajneri: "Pashë vdekjen me sy,
“Vdekja më erdhi afër”, këto ishin fjalët me të cilat Margaux Pinot, kampione olimpike dhe fituese e kampionatit Europian në kategorinë nën 70 kg, hapi intervistën e saj për “Le parisien”. Në natën mes të dielës dhe të hënës, xhudistja u rrah e u gjakos nga partneri i saj e ish-trajneri Alain Schmitt, i cili shfryu mbi të zemërimin që lindi nga refuzimi i saj për ta shoqëruar atë për të stërvitur ekipin e xhudos për femra në Izrael. Providenciale thirrja e komshiut, i cili pasi shpëtoi vajzën lajmëroi policinë. Alan Schmitt përfundoi në burg për rreth 48 orë dhe do të gjykohet të martën përpara Gjykatës Bobigny. Margaux Pinot u dërgua në spitalin Bobigny's Avicenne me një prognozë prej 8 ditësh pushim. Sipas njerëzve të afërt, ajo ende nuk mund të hapë sytë. Kështu, trajneri iu drejtua francezes duke e njoftuar për vendimin e tij për të shkuar në Izrael: “Do të ndërtoj makina. Vajzat që do ta shqyejnë tapetin". Margaux nuk e pranoi provokimin, pasi nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ideja për t'u larguar nga Franca. Gjë që i dashuri i saj nuk e pranoi kurrë. Kështu që e vetmja përgjigje që mundi të japë ishte një breshëri grushtash në fytyrën e atletes së re. Edhe pse e kapur në befasi, Margaux arriti të çlirohej, me fytyrën dhe flokët e saj plot gjak, ajo arriti të strehohej te fqinji. Fotot e postuara pas agresionit ishin tronditëse, me një fytyrë e fryrë dhe sy të shuar, pa atë dritë dhe entuziazëm që kanë shënuar karrierën e kampiones franceze. Për Schmitt, sanksioni do të jetë shembullor, pasi ka kaluar seanca të tëra stërvitore duke i përsëritur nxënëses së saj "nuk do të jesh kurrë aq e fortë sa një burrë", në fund ajo u tregua më e forta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46