Flash

Hetimi i prokurorisë, "Karta Ronaldo" nuk gjendet: CR7 mund të thirret të dëshmojë

Lapsi.al 2 December 2021
Hetimi i prokurorisë, "Karta Ronaldo" nuk gjendet: CR7 mund

Hetimi i Prisma që përfshin drejtuesit e lartë të Juventusit, nën kontroll për çështjen e faturave të rreme dhe komunikimeve të rreme të një shoqërie të listuar në bursë, fokusohet te karta e famshme e "Cristiano Ronaldos" ose më saktë dokumenti për të cilin flasin në një përgjim Federico Cherubini, menaxheri aktual i merkatos së transferimeve të Juventusit, dhe Cesare Gabasio, avokati i klubit. Dokumenti që megjithatë hetuesit nuk kanë mundur ta gjejnë ende, pavarësisht se analiza e materialit të sekuestruar është pothuajse e përfunduar. E në këtë pikë prokurorët mendojnë të marrin në pyetje Cristiano Ronaldon ose avokatët e tij.

Nëse ekzistenca e dokumentit vërtetohet nga përgjimi Cherubini-Gabasio, hetuesit në dekretin e ndalimit flasin për "pagat e prapambetura të lojtarit", ndërsa prokurorët janë më të interesuar se si është llogaritur në buxhet dhe jo nëse bëhet fjalë për një marrëveshje për pagat e shtyra gjatë pandemisë ose për një lloj pagese të largimit për të lehtësuar kalimin e Ronaldos te Manchester United verën e kaluar.

Pavarësisht tre seancave dëgjimore të deritanishme, me Juventusin shumë bashkëpunues në këtë drejtim (vetë Arrivabene, i dëgjuar si një person i informuar për faktet, kishte garantuar se do të "hetonte" për këtë), dokumenti fizik nuk ka dalë ende. Pra, ja si është skenari, i hipotezuar nga Gazzetta dhe Corriere della Sera, i thirrjes në prokurori për CR7 edhe pse është e vështirë, për momentin, të imagjinohet se lojtari do të paraqitet sërish në Torino. Hetuesit më lehtë mund të dëgjojnë Gestitute, kompania që menaxhon portugezin dhe menaxherin e tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46