Flash

FOTO/ Messi mashtrohet me pronat: hoteli i blerë për 30 milionë rrezikon urdhërin e shembjes

Lapsi.al 2 December 2021
FOTO/ Messi mashtrohet me pronat: hoteli i blerë për 30 milionë

Ai pak fat që së fundmi e bëri atë të fitojë Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij, mund të mos e ketë ndihmuar Lionel Messin në tregun e pasurive të paluajtshme. Në të vërtetë, doli se një hotel luksoz i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës mund të duhet të shkatërrohet me urdhër të një vendimi gjyqësor. Kur ‘Pleshti’ ishte në blaugrana, në vitin 2017, kishte blerë hotelin Mim Sitges, jo shumë larg pronës së tij private, për shifrën e 30 milionë eurove.

Mashtrimi qendron pikërisht këtu, sepse argjentinasi nuk e dinte se objekti i akomodimit - raporton gazeta online El Confidencial - rrezikohej nga prishja, duke qenë se ndërtesa shkelte rregullat e planifikimit urban. Për më tepër, pronari i mëparshëm kishte qenë në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes së hotelit, në momentin e blerjes nga Messi. El Confidencial raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Hoteli me katër yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe ndodhet 50 metra nga plazhi në resortin turistik të Sitges.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46