Flash

Video/ Kjaer "tradhëtohet" nga ligamentet: rezonanca magnetike tregon nevojën për artroskopi

Lapsi.al 2 December 2021
Video/ Kjaer "tradhëtohet" nga ligamentet: rezonanca magnetike
Ashtu si mendohej, dëmtimi që detyroi Simon Kjaer të largohej nga fusha në Genoa pas vetëm tre minutash lojë në ndeshjen kundër kuqebluve, nuk është aspak i parëndësishëm. Rezultati i rezonancës magnetike, të cilës danezi i Milan iu nënshtrua në klinikën Columbus në Milano, në fakt konfirmoi "nevojen për një artroskopie të gjurit të majtë për të riparuar dëmtimin e ligamentit. Operacioni do të kryhet nesër". Është e kotë të bëhen supozime në këtë moment për kohën e rikuperimit, të cilat do të vendosen pas operacionit. Sigurisht që ky është një dëmtim i rëndë, që mund ta lërë danezen jashtë fushave për një kohë të gjatë. AC Milan humb kështu një nga shtyllat e mbrojtjes së tij dhe tani do të duhet të mbështetet te Romagnoli dhe ndoshta Gabbia e Kalulu, për të luajtur në krah të Tomorit në qendër të prapavijës. Një problem që Pioli shpresonte të mos i duhej ta përballonte, edhe pse lëvizja e gjurit të Kjaer, praktikisht në ndërhyrjen e parë të kryer në Marassi dhe fytyra e tij e shqetësuar pas rrëzimit, të jepnin menjëherë ndjesinë se mund të ishte dëm mjaft serioz, ashtu si dëshmoi edhe rezonanca.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46