Flash

Misteri i Lukakut: ka humbur vendin si titullar te Chelsea e Inter nuk i ndjen mungesën

Lapsi.al 4 December 2021
Misteri i Lukakut: ka humbur vendin si titullar te Chelsea e Inter nuk i ndjen

Dukej si një dramë, fillimi i fundit. Largimi i Lukakut te Chelsea u pa nga mjedisi i Interit si shenjë e një ridimensionimi përfundimtar. Më pas erdhi Dzeko, skuadra vazhdoi në vazhdën e sezonit të kaluar, falë edhe inteligjencës së Simone Inzaghit, dhe keqardhja e madhe duket se ka humbur në mjegullat e Londrës. Dëmtimi i kaviljes i pësuar në ndeshjen kundër Malmoe u kalua mirë nga Tuchel, i cili ndihej aq rehat pa të, saqë e la në stol edhe pasi e rikuperoi.

Shifrat flasin vetë. Në përvojën e tij me zikaltrit, Lukaku ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje, me një mesatare prej 0.67. Te Chelsea, në 13 ndeshje, mes Premier, Champions dhe Carabao Cup, ka shënuar 4 gola. Gjëja më mbresëlënëse, megjithatë, është performanca e Chelsea pa belgun. Gjatë dëmtimit të tij, Blues, në gjashtë ndeshje, kanë shënuar 16 gola, pësuar 2 dhe cuan në gol 15 lojtarë të ndryshëm. Tuchel ka gjetur sistemin duke vendosur ekipin e tij me strukturën taktike të vitit të kaluar: pa qendërsulmues, me njerëz si Ziyech, Hudson-Odoi, Mount dhe Pulisic, ose me një sulmues të lëvizjes si Werner. Duke luajtur me nëntë false, për shembull, ai i dha Juventusit një mësim futbolli në Stamford Bridge në Champions League.

Që nga kthimi pas dëmtimit, Lukaku ka mbetur gjatë gjithë kohës në pankinë kundër bardhezinjve dhe ka luajtur vetëm 29 minuta në total duke hyrë si zëvendësues në ndeshjet e fundit me Manchester United dhe Ëatford. Duke qenë se janë paguar 115 milionë euro, pyetjet nga ambienti i afërt me Abramovic fillojnë të jenë të shumta...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46