Flash

“Kam folur gjithë javën me Ngo'o”: Shehi, i lumtur për lojtarin e tij më të kontestuar, sheh nga titulli

Lapsi.al 4 December 2021
“Kam folur gjithë javën me Ngo'o”: Shehi, i lumtur

Tirana nuk e lëshon kreun dhe pas dy ndeshjeve pa fitore merr suksesin në Rrogozhinë, duke mbajtur pas Kukësin me një 0-2 që nuk lë dyshime. E megjithatë ajo që ka lumturuar më shumë teknikun Orges Shehi ka qenë goli i Michael Ngo'o, lojtari në shënjestër të kritikave të tifozëve, që ka shënuar golin e dytë të ndeshjes, edhe pse falë një pasigurie të portierit Duric. “Kemi arritur ta zgjidhim ndeshjen shumë shpejt. Jam i lumtur që Ngo shënoi, gjatë gjithë javës kam folur shumë me të. I kam thënë që duhet të qëndrojë i qetë dhe të rritej fizikisht dhe të ishte në formë - shpjegoi tekniku -. Duhet të jenë të gatshëm të gjithë duke parë ngjeshjen e kalendarit dhe të japin më të mirën e tyre. Kampionati është i gjatë, disa skuadra kanë bërë mirë, disa jo atë që prisnim".

Bardheblutë nuk mund të fshihen për titullin dhe Shehi nuk e bën gjithashtu, edhe pse evidenton faktin se ka shumë ndeshje për tu luajtur: "Ka shumë javë në lojë, kjo situatë nuk besoj se do të jetë kështu. Nëse jemi ne ajo që kemi qenë besoj se do të bëjmë shumë mirë. Gjumsi? Sa herë e kam aktivizuar ka dhënë më të mirën dhe për këtë e kam komplimentuar”, përfundoi Orges Shehi, duke i bërë elozhe lojtarit të ri, që po zëvendëson sa më mirë mundet mungesën e Xhixhës të dëmtuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46