Flash

Video/ Haaland nuk mjafton, Bayern vendos dikatin në Bundesligë me dygolëshin e Lewandowskit

Lapsi.al 4 December 2021
Video/ Haaland nuk mjafton, Bayern vendos dikatin në Bundesligë me

Bayern Mynih triumfoi në ndeshjen e madhe të javës së 14 të Bundesligës dhe shkëputet në krye të kampionatit: të besuarit e Nagelsmann mposhtën 3-2 Borussia Dortmund me një dygolësh të Lewandowskit (penalltia ishte vendimtare në minutën e 77-të) dhe shkuan në + 4. Në sfidat e tjera, Bayer Leverkusen shkatërroi Furthin 7-1 me pokerin e Schick. Hoffenheim fiton 3-2 ndaj Eintracht, dhe Mainz 3-0 përballë Wolfsburg. Gjithcka mirë për Bochum në Augsburg, ndahen në barazim Arminia-Këln.

Bayern Mynih fitoi ndeshjen e madhe të Bundesligës kundër Borussia Dortmundit me një rezultat emocionues 3-2 dhe shtrin epërsinë në kampionatin gjerman. Në Iduna Park ndeshja ishte emocionuese që në fillim. Pas vetëm 5 minutash Brandt kaloi Davis me një tunel dhe sigloi avantazhin e verdhezinjve. Megjithatë, pas vetëm 4 minutash, Hummels goditi Müller në tentativë për të larguar topin, duke e lejuar atë të nisë në kundërsulm dhe t'i shërbejë Leëandoëskit topin e barazimit 1-1. Bayern përmbysi gjithcka në minutën e 44 me Coman, i aftë ta dërgojë topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga një devijim.

Borussia u kthye nga dhomat e zhveshjes me indinjatën e duhur dhe menjëherë barazoi me Haaland, perfekt në goditjen në këndin e djathtë të Neuer. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi erdhi episodi që vendosi ndeshjen: Hummels preku me krah topin në zhvillimet e një goditje këndi e arbitri akordoi penalltinë me ndihmën e Var. Nga pika e bardhë Lewandowski mposhti Kobelin (i cili e preku por nuk devijoi dot) dhe shënoi 3-2 vendimtar.

Bundesliga Germany

Arminia Bielefeld 1-1 FC Cologne

Augsburg 2-3 Bochum

Bayer Leverkusen 7-1 Greuther Furth

Hoffenheim 3-2 Eintracht Frankfurt

Mainz 3-0 Wolfsburg

Borussia Dortmund 2-3 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46