Flash

Video/ Inter, tris fantastik: Mourinho i ka në zemër, zikaltrit e "masakrojnë"

Lapsi.al 4 December 2021
Video/ Inter, tris fantastik: Mourinho i ka në zemër, zikaltrit e

Provë e madhe force e Inter, që mposhti Romën 3-0 në ndeshjen e javës së 16 të Serie A dhe mbajti hapin titull të Milanit. Në Olimpico nuk pati histori dhe ndeshja u mbyll që në pjesën e parë. Calhanoglu direkt nga këndi befasoi Rui Patricion (15'), më pas i serviri ish-it të madh Dzeko topin për 2-0 (24'). Dumfries fillimisht shpëton 1-2 në goditjen e Vina dhe në të 39' firmosi trisin me një goditje të shkëlqyer me kokë. Lajmi i vetëm i keq për Inzaghin është dëmtimi i Correas, që doli nga fusha i përlotur.

Një Inter i madh spastroi nga rruga Romën 3-0 në Olimpico dhe në pritje të Napoli-Atalanta, zikaltrit nuk humbasin kontaktet me Milanin. Brilante skuadra e Inzaghit, e cila mbylli llogaritë që në pjesën e parë ndaj verdhekuqve, shumë të ngadaltë dhe të brishtë në prapavijë. Interi kaloi në avantazh që në minutën e 15′: Calhanoglu nga këndi tentoi portën dhe Zaniolo dështoi në ndërhyrjen në shtyllën e afërt dhe mashtroi edhe Rui Patricion, me topin që përfundoi në rrjetë. Calhanoglu serviri sërish edhe topin për 2-0 të Dzekos, ndërsa trisi është i Dumfries, i aftë për të përfituar nga një mbulim i keq i Vina në krosimin e Bastonit. Në pjesën e dytë, të menaxhuar mirë nga Interi, ndodhën shumë pak gjëra, me dëmtimin muskulor të Correas, që i prishi pjesërisht ditën Inzaghit.

Mourinho dënohet kështu rëndë në shtëpinë e tij nga skuadra që thotë se e ka në zemër dhe tani renditja e portugezit komplikohet duke qenë se për zonën Europa League rrezikohet të kalohet nga Fiorentina, Juventus e Bolonja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI