Flash

Memelli akuza të drejtpërdrejta Partizanit: "Kjo është estradë, qahen për arbitra këta"

Lapsi.al 5 December 2021
Memelli akuza të drejtpërdrejta Partizanit: "Kjo është

“O sa më vjen për të qeshur! Topin e ka kapur në kurriz Zhan Viktor. Nuk e ka prekur me dorë, gjuan në kurriz dhe shkon në rrjetë. E dyta, arbitri ka anuluar këtë gol pa marrë sinjal nga VAR-i, e ka anuluar direkt dhe mua lojtari më ka thënë që nuk e kam prekur fare. E ka kapur topi në pjesën e ijës". Migen Memelli qesh hidhur pas humbjes 2-1 me polemika për shkak të vendimeve të arbitrit Yzeiraj, sidomos për golin e anulluar të Skënderbeut dhe vlefshmërinë e golit të Carës, që vulosi rezultatin.

Tekniku i korcarëve rrit dozën e akuzave, duke sulmuar drejtpërdrejtë Partizanin: "Këta që marrin vendimet duhet të më thonë edhe që prekja e Dajës në Kamëz pse nuk u dha penallti. Kjo është flagrante fare, mungon një karton i kuq të penalltia. Nuk është prekje me dorë kjo. Kjo është estradë dhe nuk di çfarë të them. Qahen për arbitra këta!", siluroi ish-sulmuesi i Tiranës, që vazhdoi - "Më jepni edhe golin e shënuar të Partizanit, kush merr pjesë në aksion te goli i dytë i Carës? Merr pjesë Musta në aksion se ka ulur kokën. Rasti më flagrant është i kuqi që nuk u dha te penalltia dhe topi që kap në ije. Imagjinoni kur këto bëhen në “Air Albania”, çfarë duhet të presim në fusha të tjera?".

Sa për ndeshjen Memelli nuk ka asgjë për ti thënë të tijve, sepse fajin për humbjen ja ka faturuar arbitrit: "Nuk kam asnjë pishman nga ndeshja. Dukem si qaraman të ankohem javë për javë, këta janë laj-thaj, nga një ndeshje në tjetrën. Shihet shumë qartë që jemi të penalizuar e vazhdojmë të penalizohemi”, e mbylli tekniku i Skënderbeut Memelli.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46