Flash

Nuk është as titullar, Laporta humb sensin e realitetit: "Dembele më i mirë se Mbappe, duhet të qendrojë"

Lapsi.al 5 December 2021
Nuk është as titullar, Laporta humb sensin e realitetit: "Dembele

Kohët ndryshojnë e mendimet gjithashtu. Që kur Ousmane Dembele mbërriti në Katalonjë për të zëvendësuar Neymar, të larguar drejt PSG, është konsideruar gjithnjë një dështim. Nuk ka qenë asnjëherë titullar fiks dhe më shumë ka qenë i dëmtuar e në pankinë se ka luajtur në fushë. E megjithatë, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një vështirësi të madhe financiare, ka përsëritur synimin e Barcelonës për ta mbajtur francezin, kontrata e të cilit do të skadojë qershorin e ardhshëm: "Ai është një lojtar që më emocionon, për mua ai është më i mirë se Mbappé dhe do të doja shumë që ai të qëndronte. Edhe ai dëshiron të qëndrojë, por këto janë situata që kërkojnë negociata, përfaqësuesit e tij kërkojnë më të mirën për të dhe ndonjëherë mundohem ta bëj të qartë se më e mira nuk janë vetëm paratë”, tha numri një i Blaugranas për TV3.

E gjitha kjo, kur vetëm një muaj më parë, sipas zbulimeve të katalanases “Sport”, klubi ka menduar t’i propozojë një marrëveshje të stilit Alemany. Kjo lloj kontrate, që ka marrë emrin nga Mateu Alemany, drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias, është tepër specifike për rastin e lojtarëve si Dembele. Qëllimi është i thjeshtë, të gjendet mënyra për të siguruar që dëmtimet e shumta të francezit, të mos rëndojnë shumë në arkat e Barcelonës. Duke marrë parasysh kushtet financiare të klubit, në “Kamp Nou” duan të shmangin pagesën e një lojtari që shpesh është i padisponueshëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46