Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Video/ Manaj shënon, por Spezia shpenzon dy gola avantazh: fitore e çmendur për Veronën e Fiorentinën

Lapsi.al 5 December 2021
Video/ Manaj shënon, por Spezia shpenzon dy gola avantazh: fitore e

Fitore e rëndësishme në Serie A, për Fiorentinën që në pritje të mësojë se cfarë do të bëjë Juventus zë vendin e gjashtë që vlen zonën Europa League. Goli i parë i Rey Manajt me Spezian nuk i mjafton për fitoren, sepse skuadra e Thiago Motta shpenzon dy gola avantazh të arritur nga Sassuolo falë dygolëshit të Raspadorit. Fiton ndërkohë Verona në transfertën me Veneziasn me një 3-4 të çmendur.

BOLOGNA 2-3 FIORENTINA

Superiore, e për këtë fituese pas katër humbjeve radhazi në transfertë, pavarësisht një 2-3 (i Hickey, me një devijim të Odriozolas) që ngjalli shpresa të kota te Bolonja, e cila pagoi një gabim të rëndë të Skorupskit. Fiorentina e Italianos dominoi qartë ndaj një Bolonja që pa Arnautovic nuk ishte e njëjtë. Sinisha Mihajlovic i besoi Barrow, autor i një eurogoli, por edhe shumë i lehtë për tu përballur me mbrojtësit Viola. Kështu, ndeshja ishte thuajse e njëanshme, me përjashtim të atij blitci në fund të pjesës së parë, në të cilin kuqeblutë shënuan golin e barazimit momental dhe goditjes së Hickey që u devijua pikërisht nga Odriozola për rezultatin 2-3 përfundimtar. Fiorentina siguroi fitoren në një derbi të Apenineve që në këtë pikë i nxit në garën për Europën. Golat nga Maleh, Biraghi (goditje e lirë me të majtën si Mihajlovic) dhe Vlahovic (penalti në daljen e pamatur të Skorupskit ndaj Gonzalez) bënë diferencën.

SPEZIA 2-2 SASSUOLO

Përfundon 2-2 në Picco mes Spezias dhe Sassuolos. Vendasit, me dy gola në avantazh, u barazuan nga një super Raspadori, i cili u fut në fushë pas pjesës së parë. Skuadra e Thiago Mottas kaloi në avantazh në minutën e 35: një krosim nga Reca, një finalizim fitues nga Manaj, që shënoi golin e parë në Serie A. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47, erdhi dyfishimi: përgjumje e mbrojtjes jeshil-zi, Nzola fitoi një përplasje topi shërbeu në qendër për Gyasin që nuk gaboi. Skuadra e Dionisit shkurtoi distancën në minutën e 66: Berardi krosoi për Raspadorin, i cili kontrolloi dhe shënoi. Vetë Raspadori nënshkroi golin e barazimit në minutën e 79: dy driblime dhe një goditje e mrekullueshme nga jashtë. Spezia ndërpret serinë negative të tre humbjeve radhazi, ndërsa Sassuolo shkon në katër ndeshje pozitive radhazi.

VENEZIA 3-4 VERONA

Rikthim i çmendur i Veronës që fiton derbin venecian duke rikuperuar 3-0 në 45 minuta. Pas fillimit të shkëlqyer të Venezias, që iluzionoi tifozët e tyre për një fitore në pak më shumë se gjysmë ore lojë, verdheblutë performuan një pjesë të dytë për duartrokitje dhe, falë dy golave të Simeonea, morën fitoren e tyre të parë jashtë fushe në këtë kampionat. Golat e Caprarit, Crnigoj dhe Henry për vendasit, morën përgjigjen e miqve në pjesën e dytë nga Carpari (65') dhe dygolëshi i Simeones (67 'dhe 85'), pas autogolit të vetë Henri.

Serie A Italy

Bologna 2-3 Fiorentina

Spezia 2-2 Sassuolo

Venezia 3-4 Verona

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI